Dita kur Simon Mirakaj u shpall 'armik' për herë të dytë!

Dita kur Simon Mirakaj u shpall 'armik' për herë të dytë!

Nga Bledian Koka - 30/05/2022

Simon Mirakaj feston në 1 Qershor 78 vjetorin e tij! 44 vite nga 78 Mirakaj i ka kaluar në kampet e përqendrimit të ngrituar nga regjimi komunist si golgogat e vërteta mbi tokën e shqiptarëve. Internimi për Simonin zgjati për 44 vite, duke nisur nga kampi i internimit të Beratit, deri tek ai i fundit në Gjazë të Lushnjës. 

Internimi për familjen e Mirakaj nisi në 1945. Fillimisht e zhvendosën në kalanë e Beratit por më vonë në 1949 e transferuan në Turan. Atje u regjistruan brenda 24 orëve 30 fëmijë të vdekur, të larguar nga jeta nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjienës. Kjo situatë alarmoi Ministrinë e Brendshme dhe Simoni bashkë më familjen u transferua nga kampi i Turanit në kampin e Tepelenës. Atje Mirakaj qëndroi nga mosha 4-vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Babi i Simon Mirakës ishte një i arratisur dhe kaq mjaftoi që fëmija i lindur në Shkodër të bëhej burrë në kampet e përqendrimit derisa familja u lirua në vitin 1989.

Parlamenti i vitit ’91 e ka konisderuar burg kampin e Tepelenës për keqtrajtimin e njerëzve. Ai ishte një kamp që detyronte fëmijët të punonin nën tytën e automatikut, pasi gjatë rrugës për punë shoqëroheshin nga policë të armatosur. Këta fëmijë ishin të moshës 14-15 vjeç që  detyroheshin të mbanin pleh, driza, gurë në kurriz për komandën e policisë së kampit ndërsa më të vegjlit stivonin predhat që gjendeshin në oborrin e kampit e që jo rrallë kishin shkaktuar dhe tragjedi. Simon Mirakaj është shpallur për herë të dytë armik, kësaj herë pa pasoja në lirinë, por me efekte në pritshmëritë e tij.

Në një rrëfim për SYRI TV në emision Task Forcë të gazetares Sonila Meço, Simon Mirakaj tregoi prapaskenat e rrëzimit të kandidaturës së tij si komisioner pranë Autoritetit të Dosjeve.

Pak ditë më parë Simon Miraka ishte paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit, dikur ish-Komiteti Qendror, e njëjta godinë që dikur vendosi që Simon Miraka të kalonte femijërinëm, rininë dhe një pjesë të burrërisë në kampet e përqëndrimit dhe në ditët e sotme do të duhej ti jepte atij miratimin për kandidim. “Deputeti që më kishte marrë përsipër mbledhjen e firmave mu afrua dhe më tha se kishte dalë një problem”-rrëfeu Mirakaj duke shtuar se “Enkelejd Alibeaj nuk është dakord për emrin tënd dhe i ka kërkuar një pjesë të deputetëve të PD që të mos firmosin” i kishte konfiduar deputeti. Vetëm Mirakaj e shpejgoi këtë qëndrim absurd ndaj kandidaturës së tij për faktin se në qëndrimiet personale në Facebook, kishte mbajtur ‘anën’ e Foltores!

Thjeshtë mund ta imagjinoj zhgënjimin e Simon Mirakaj teksa ka dëgjuar sesi pikërisht një prej deputetëve të PD-së që e ka ngritur figurën e tij duke evokuar përndjekjen e familjes së tij nga regjimi komunist, të dilte kundër kandidimit. Me shumë gjasë Simon Mirakaj mund ta ketë ndjerë vetën “armik” për herë të dytë. Kësaj herë jo prej Enver Hoxhës, por prej Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit. Këta dy të fundit bënë atë që as Klotilda Bushka si depuete e PS-së dhe kryetare e komisionit të ligjeve nuk e bëri.

Pasi u munduan ta sabotojnë kandidimin e Simonit nën rrogoz, dolën paturpësisht në publik e thanë se ata nuk miratojnë kandidaturat që firmosen nga Sali Berisha. I njëjti qëndrim që mban as më pak e as më shumë, por vetë Taulant Balla. Ironia në këtë pikë është se Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi që nga shtatori e deri më sot i kanë bashkuar votat me Edi Ramën në të paktën 2 raste! Herën e parë grupi i Bashës abstenoi për tup kur Edi Rama vendosi të merrte 750 milionë euro borxh të cilat sot e gjithë ditën nuk dihet ku shkuan. Sëdyti, në Janar të këtij viti po ata i bashkuan votat me Edi Ramën që ai të vazhdojë të mbajë kontrollin mbi organet e Vettingut. Po kjo dyshe, bashkë me ata që i shkojnë pas, ishin dhe janë të gatshëm të shkojnë në takim edhe në 12 të natës me Taulant Ballën për të zgjedhur presidentin, por nuk janë të gatshëm të bashkojnë votat me Sali Berishën për Simon Mirakajn.

 Se deri ku do të shkojë shërbimi i 3-shes Basha-Alibeja-Bardhi ndaj Edi Ramës, kjo është e gjitha për tu parë. Ama ajo që ndodhi sot ku këta të tre në bashkëpunim me Taulant Ballën, dogjën kandidaturën e Simon Mirakajt për një post modest vetëm për inat të Sali Berishës, është treguesi më i qartë i nivelit të ulët që ka prekur ajo pjesë e deputetëve që i thotë ende vetes “demokratë”. Në 1 Qershor Simon Mirakaj feston 78 vjetorin e tij, si dhuratë nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ai mori titullin “armik”, për herë të dytë në jetën e tij. 

E gjitha kjo, vetëm se në qëdrimet e tij publike ai zgjodhi PD-në dhe jo bravat e saj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco