FONDET Amerikane të Programit MCC?

FONDET Amerikane të Programit MCC?

Nga Bardhyl Meta - 17/05/2022
FONDET Amerikane të Programit MCC?

Kur hyri Kosova n’Programin e Investimeve të “MCC” apo “Millenium Challenge Corporation”, në shqip “Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit”!?

- Tani, meqë është bërë çështje debatesh, dhe meqë, s’po e qel gojën askush nga LDK - ngase s’po e di më dora e majta se çka ka bo dje apo pardje e djathta - ja një informatë e shkurtë:
-
Kosova është përzgjedhur në fund të vitit 2015 si përfituese për programin “Kompakt”, nivel i cili nënkuptonte që Kosova mund të përfitojë një shumë substanciale të asistencës së MCC (rreth 50 Milion dollarë për start) me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe uljes së varfërisë.
Pra, nën Qeverisjen e Kryeministrit Isa Mustafa, 12 muaj pas reformave Fiskale (Pako Fiskale 1) si dhe te Reformave kadrovike ne ATK e Dogana, dhe te jetësimit te reformes dixhitale - faza e parë - dixhitalizimi i pjesmarrjes ne “Tendere” permes platformes dixhitale (pra, pa nderhyrje te dores se njeriut!) - pra, në fundin e Nëntorit dhe fillimin e Dhjetorit 2015-të, Kosova ka arritur që për herë të parë të jetë kandidate dhe të pranohet e t’i plotësojë kriteret e kerkuara “për t’u financuar” nga kjo organizatë shumë prestigjioze amerikane!
Atebote, jane zgjedhe edhe dy perfaqesues te Kosoves per menaxhimin e programit “MCC Kosova”!
Me sa me kujtohet, Petrit Selimi dhe Dr. Alban Zogaj (sot Nenkryetar i Komunes se Prishtines)!
Kryeministri R. Haradinaj e ka mirembajte dhe zhvilluar tutje programin e MCC dhe ka nënshkruar edhe Marreveshjen per Gasifikimin e cila eshte hedhe posht nga Kryeministri Kurti!

Kaq, se s’ka ngja kjo pune ne Kohen e Skenderbeut!

- Por, është po ashtu fakt se “Tymi i Gasit Popullist” - sot, shumë mē Lot’sjellës se at’herë, sikurse edhe flaka e Mollotovëve s’lenin me iu gezu asnje arritjeje, sikur ta zame, Marreveshje e Stabilizim Asociimit me BE-në…!

apropos: Për shkak të Reformave në 12 Muaj të parë të Qeverisë Isa Mustafa, reforma që i permenda më lartë - si Reforma Fiskale (me Pakon 1), Reforma në ATK dhe Dogana, dhe Aplikimi dixhital ne Tendere (Deri at’here n’kafehane e mejhane!) - Kosova nē Vitin 2017-te pozicionohet në rang boterore më mire se cdo here tjeter, deri me sot - perfshire Qeverine Kurti - dhe më mirë se i gjithe rajoni “në çeshtjen e luftimit te Korrupcionit” nga Transparency International dhe njejte ne “Doing Business”, nje organizate tjeter Internacionalw!
- (Shih vleresimet e Doing Business dhe te Transparency International)!
Shëndet lexuesve!
[✌️]
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco