Kina e India mbajnë gjallë Rusinë

Kina e India mbajnë gjallë Rusinë

Nga Emanuel Bajra - 22/04/2022

Përmbledhja e javës me ngjarje nga tregjet dhe të tjera:

[💢] Përderisa eksportet e gazit dhe naftës ruse janë reduktuar në javët e kaluara, ato të SHBA-ve veçse janë rritë. Plot 10.6 miljon barrela naftë në ditë ka eksportuar SHBA veç në 6 javët e kaluara.

[💢] SHBA-të gradualisht po e spostojnë rusinë si vendi i parë në botë me rezervat më të mëdha të gazit likuid dhe naftës në botë duke e rritë për 5 herë nivelin e ekstraktimit dhe përpunimit të naftës që nga shkurti i këtij viti.

[💢] Rritja vjetore e përfitimeve të kompanisë Tesla është rritë për 80% duke i mundësuar kësaj kompanie një përfitim prej $18.7 miljardë për vit.

[💢] Rritja enorme e përfitimeve të Tesla e ndihmojë bursen e New Yorkut që ti rikuperojë humbjet nga yield-i negativ i humbjeve nē bono dhe në sektorin Tech.

[💢] Investitori legjendar Bill Ackman ka humbur $400 miljon nga investimet në Netflix. Kjo e fundit deklarojë në bursë humbje deri në 35% të vlerës së përfitimeve në vit.

[💢] Kaosi në tregjet financiare kineze veç se po ia vështirësojnë partisë komuniste kineze menaxhimin transparent të sistemit kapitalist ekonomik në vend. Dora e fortë e intervenimit të shtetit në tregun e hipotekave dhe në mbrojtjen e prones intelektuale po e vështirëson operimin normal të tregjeve dhe shumë nga kompanitë kërkojnë ikjen nga Kina për në perëndim.

[💢] Dobësimi i Remnbi kinez po i mundëson SHBA-ve reduktimin e defiçitit tregtar me boten duke i mundësuar SHBA-ve rritjen e industrisë prodhuese dhe eksporteve.

[💢] Rregulatori financiar amerikan SEC po punon në lansimin e një platforme tregtare ETF që si për paritet do ta ketë kriptovaluten Bitcoin dhe dollarin. Shenjat e para që regullatorët perëndimorë kanë filluar ta pranojnë Bitcoin dhe kriptovalutat si mundësi dislokimi monetarë për përdorim si vlerë monetare në të ardhmen.

[💢] Nafta qëndron në $107 p/f këtë mëngjes.

[💢] Tregjet kanë çmimuar në portfoliot e veta 3 rritje të normes së interesit nga Banka Qendroe Evropiane këtë vit.

[💢] Inflacioni në Eurozonë për muajin Mars ishte me dozë më të vogël se sa që ishte parashikuar 7.4%

[💢] Ukraina ka arritur të thithë $1.5 miljardë nga shitja e bonove të thesarit shtetërorë.

[💢] Burimet kryesore të financimit për ukrainen gjatë këture 8 javëve luftë kanë qenë:

1. FMN = $1.4 miljardë

2. Banka Qendrore e Ukraines = $1.37 mld

3. Banka Botërore = $1 mld

4. BE = $ 790 miljon

5. Banka Evropiane e Investimeve = $700 miljon

6. Framca = 330 mln

7. Kanada = $240 mln

8. Italia = $120 mln

9. Suedia = $50 mln

[💢] Fondi Sovran Norvegjez humbi $74 miljardë në qerekun e parë të këtij viti si pasojë e ekspozimit ndaj aseteve ruse si edhe mbylljes së Shanghait në Kinë. NFSW humbi 5.2% të vlerës së investimeve në bursa, 4.8% në asete të të ardhurave fikse, ndërsa kthimi në fitim për vit ishte 0.66%.

[💢] Eksportet e naftës dhe gazit Rus janë reduktuar për 10% në dy javët e kaluara.

[💢] Ishulli Fiji ja ndalon oligarkit rus Suleiman Kerimov jahtin e tij me vlerë $325 mln duke ia pamundësuar atij largimin nga porti i këtij shteti (sanksionet).

[💢] Kina dhe India po e ndihmojnë rusinë të qëndrojë në këmbë ekonomikisht. Kina blen përafërsisht 20 miljon barrela naftë nga Rusia që nga pushtimi rus i ukraines përderisa India ka blerë gjithsej 16 miljon barrela që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco