Infarkti akut i miokardit - shqetësim që duhet vënë në veprim institucionet e Kosovës

Infarkti akut i miokardit - shqetësim që duhet vënë në veprim institucionet e Kosovës

Nga Gani Bajraktari - 21/04/2022

Vdekshmëria intrahospitalore e pacientëve të trajtuar për Infarkt Akut të Miokardit me ST-elevim (STEMI) në QKUK, mbetët shumë e lartë dhe shumë shqetësuese: Mesatarisht 13.8% e pacientëve të pranuar më këtë sëmundja kanë vdekur (vdekshmëri intrahospitalore) gjatë 6 viteve që ne kemi realizuar studimin tonë në kuadër të Fakultetit të Mjekesisë (2014-2019). 

Kjo vdekshmëri ishte 3 fish më e lartë se mesatarja e vdekshmërisë në vendet e përfaqësuara të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (ESC) në të cilat regjistri ka nxjerrë një vdekshmëri intrahospitalore mesatare 4.4% (2.5-5.9%)!
Viti 2019 ishte viti me vdekshmërinë më të lartë për këtë patologji (16.1%), nga fillimi i trajtimit invaziv të Infarktit Akut (tetori i vitit 2014) e këtej! Shpresojmë se vitet 2020-2022 do të dalin me rezultate më të mira! 
Kjo është më tepër se shqetësuese! 

Nuk ka asnjë dyshim se ndarja misterioze e Klinikës ishte shkaktari kryesor (por jo i vetëm) i kësaj gjendjeje shqetësuese. 

Institucionet e vendit duhet që urgjentisht, paralel me hetimin e ndarjës së paligjshme të klinikës për qëllime përfituese të shëmtuara, të bëjnë një task forcë për eliminim e të gjithë faktorëve që kanë shkaktuar një vdekshmëri kaq të lartë! 

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës ka qenë dhe është e gatshme të jap ekspertizën e vet profesionale për të sanuar këtë gjendje! 

Për fat të keq, deri më sot nuk është kërkuar dhe nuk është pranuar një ëkspertizë e tillë! 
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/34389857/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco