Letër publike për drejtuesit e arsimit e shëndetësisë

Letër publike për drejtuesit e arsimit e shëndetësisë

Nga Shqiptar Demaçi - 20/04/2022

Letër publike!

( Meqenëse nuk mora asnjë përgjigje në letrën drejtuar më 21  03.2022  në emaile - titujve të shënuar mëposhtë, po e paraqes këtu publikisht!- dhe si refleks ndaj cilësisë në arsim)

Për:

Znj- Arbërie Nagavcin,  Ministre e Arsimit 

Prof dr Rifat Latifajt, Ministër i Shëndetësisë, 

Prof dr Suzana Manxhuka-Kërliut, Dekane e F. Mjekësisë Prishtinë           

Prof Ass dr Fatos Sada Prodekan për Shëndetësi FM Prishtine                                      

Dr Valon Krasniqit Prodekan për Mësimdhënie e çështje të studentëve FM  

Dr Pleurat Sejdiut , Kryetar te Odes se Mjekeve te Kosoves;

Kolegjit Kirurgjik të Kosovës

Nga :  KLINIKA E KIRURGJISË TORAKALE – SHKSUK

 Refleks nga këndvështrimi profesional, arsimor e moral-etik!

Në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë, F.të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës ( që qe themeluar nga Dekanati I F.M. dhjetra vite më parë) funksionon që nga viti 1974 lëmia e Kirurgjisë Torakale (e themeluar nga Prof Muharrem Gashi, kirurg i përgjithshëm e torakal, e ish Dekan në ato vite).

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale aktualisht punojnë 13 kirurgë torakalë ( dhe tre specializantë), prej tyre: një doktor shkencash (Dr Shqiptar Demaçi), katër magjistra shkencash: Dr Saudin Maliqi ; Dr Fitim Selimi; Dr Avni Behluli, dr Selajdin Bajrami, e dy kandidatë për doktorë shkencash : Dr Frederik Çuperjani dhe Dr.Eliza Kastrati 

Pas pensionimit të dy profesorëve ( Prof Muharrem Gashi e Prof Muhamed Guguli- viti 2000), nuk u angazhuan në procesin mësimor në FM-UP  edhe dy pedagogët Ass Dr Xheladin Reçica e Ass Dr Elvis Ahmedi mr sc.- viti 2004-2007, ndërkaq pedagogu Prof Ass Safet Beqiri dr sc. e lëshoi Kosovën 2003. Pastaj , u mënjanua me lajthitje juridike (konkurs i njëanshëm) nga procesi i rregullt (v.2009), asistenti i rregullt kësaj lëmie Ass Dr Shqiptar Demaçi mr sc., me pretekst të moshës? (e cila nuk është edhe mangësi me Kushtetutën e Kosovës), e u la vetëm si i angazhuar (me kontratë në vepër) deri më 2019. Prej vitit 2005 - 2018, ky pedagog I mbajti ligjëratat nga lëmia e Kirurgjisë Torakale në mënyrë ‘gjentëlmene’ për stud.e F.M. dhe atyre të Stomatologjisë.

Studentët tani,pra, i bëjnë ushtrimet dhe i ndjekin ligjëratat nga kirurgët e përgjithshëm e të lëmive të ngjashme që nga viti 2019!

Duke shikuar listën e orarit të USHTRIMEVE të muajit mars(ne ‘attach’) të lëndës së Kirurgjisë për vitin e IV dhe të VI të Fak. të Mjekësisë së UP-së, 2021/22, shihet se po mungon vetëm lëmia e Kirurgjisë Torakale. Kjo është pasojë e largimit e mosangazhimit të pedagogëve / kirurgëve torakalë.

Me këtë mënyrë vazhdon të bëhet privimi i studentëve të F.Mjekësisë nga ofrimi i punës praktike e teorike nga ekspertët e fushës së ngushtë (por, këta kirurgë torakalë aktualisht po bëka të jenë mentorë të tre specializantëve të Kirurgjisë Torakale!, t’i pyesin ata në provim specialistik etj, si dhe të mbikëqyrin stazhin për mjekët tjerë të rinj e të personelit të mesëm).

Këtë brengë po e dokumentojmë me orarin e USHTRIMEVE të Kirurgjisë të F.M. UP të dt. 14 -18 .03.2022 të nënshkruar  nga Katedra e KIRURGJISË (në dokumentin e bashkëngjitur lart)!

Me nderime:

Prof Ass Shqiptar Demaçi PhD ( Kolegji UBT)                                                                                

21.03.2022

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco