Zgjedhja duhet të jetë ndryshe, më praktike dhe me perspektivë afatgjatë

Zgjedhja duhet të jetë ndryshe, më praktike dhe me perspektivë afatgjatë

Nga Ujkan Bajra - 12/04/2022

Edhe pse ka ndikim social, blerja e paqes për 100 euro nuk është zgjidhje, zgjedhja duhet të jetë ndryshe, më praktike dhe me perspektivë afatgjatë. 

Në këtë aspekt:

1/ punëtorët kosovarë kanë nevojë për rritje pagash (konform siq thuhet rritjes GDP-së prej 10%) për të reflektuar rritjen e inflacionit, në vend të ndihmës "një mujore";

2/ ekonomia e Kosovës ka nevojë për injektimin e mbi 500 milionë euro që janë të bllokuara nga mosfunksionimi i OSHP-së, që nuk dihet pse është lënë pas dore tash një vit;

3/ kategoritë sociale kanë nevojë t'u rritet pensioni dhe mirëqenia dhe të amplifikohet dialogu me partnerët social që paga minimale të jetë në 340 euro;

4/ buxheti i Kosovës ka nevojë më tepër të orientohet në shpenzime kapitale publike aty ku garantohet sigurtë kthimi në investim;

5/ kontributdhënësit kanë nevoj që t'u lejohet tërheqja e një pjese të fondit të kontributit pensional, nëse jo si shumë e menjëhershme, atëhere me situacione për të paktën 6 muaj në masën deri në 20%;

6/ ekonomia e Kosovës ka nevoj të gëzoj tani të shumëpërfolurin “fondin sovran” dhe të ecim përpara me privatizimin që ka ngecur në mëshirën e “askujt”; 

7/ ka nevoj që të rritet subvencionimi i drejtpërdrejtë i bujqësisë dhe blegtorisë, jo për “përfituesit nën hije” por për fermerët e vërtetë, bletarët, blegtorët dhe agronomët në përgjithësi;
8/ e çfarë ka nevojë tjetër.... për t'i dërguar popullit optimizmin se jeta në Kosovë është e mundur dhe do të bëhet, përndryshe vendi do të mbetet i pashpresë.

Me 100 milionë arrihen shumë çka në një ekonomi të vogël, nëse jo të gjitha sa më sipër, gjysma e tyre me siguri.

Ndoshta orientimi në formën e ndihmës do të prodhojë efekte më të mëdha ekonomike dhe do të ndikojë në mënyrë lineare të të gjitha, por logjika më shtyn të jem skeptik në ketë drejtim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco