Dështimi i radhës i politikës në Luginë përmes koalicioneve meskine!

Dështimi i radhës i politikës në Luginë përmes koalicioneve meskine!

Nga Naser Pajaziti - 05/04/2022

Sot sidomos në Preshevë dhe Bujanoc secili po mendon kah t'ia mbajë, apo gjitha bisedat janë se si me ikë,  duke pritur terminin për Gjermani, Zvicër e vende tjera. 

S'ka shpresë, s'ka ardhmëri, për shkak se planit shtetëror serb me dyja këmbët po i kontribojnë politikanët dhe ata që thirren si përfaqësues të popullit.

Politika meskine  në Luginën e Preshevës me dyja këmbët po i kontriboj  planit të spastrimit të heshtur administrativ të shqiptarëve në këto treva.

Kësaj politike i doli fytyra edhe me zgjedhjet e së dielës kur varrin ia bënë vetes.

Pse nuk u respektua marrëveshja e arritur dy vite më parë nga ministri i jashtëm Gent Cakaj, e cila parashihte qartë frymën e unitetit.
Këtë duhet ta sqarojnë sërish, duke nisur nga Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Musliu...

Pse nuk u arrit kompromisi i nevojshëm dhe pse u anashkalua Muharrem Salihu nga Medvegja, një veprimtar që kontriboi dhe alarmoi pasivizimin e vendbanimeve të tij. Pse ai të mos ishte kompromisi për një listë të përbashkët, edhe për nga pesha, strategjia dhe simbolika që ka Medvegja. 

Janë shumë Pse me shumë të panjohura!

E tani çka pas këtij 'morti' dhe vetëvrasje politike!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco