Rrumbullakësim i ngjarjeve të javës në tregje dhe gjithandej

Rrumbullakësim i ngjarjeve të javës në tregje dhe gjithandej

Nga Emanuel Bajra - 27/03/2022

Biden në fjalimin e tij në Poloni e quan Putin “kasap dhe diktator” dhe asimetrikisht i bëri thirrje rusëve që ta përmbysin atë nga pushteti.

Elon Musk mendon të themelojë një platformë të re sociale ku njerëzit mund ti shprehin mendimet e tyre lirshëm pa cënuar të drejtat e fjalës së lirë.

Guvernatori i shtetit Florida Ron DeSantis është pretendenti më i rrezikshëm për ta sfiduar Donald Trump për kandidaturën e presidentit për vitin 2024.

Që nga Janari i këtij viti- tregu i bonove të thesarit ka humbur plot $2.6 triljon. Kjo ka qenë lajm i mirë për investitorët pasi që çmimi i lirë i blerjes së bonove të reja i mbulon humbjet nga kthimi i ulët në bonot e vjetra. Luhatjet e vlerës së bonove janë katalizator i rëndësishëm i krizave ekonomike të ardhshme.

$1.5 triljon “zhduken” nga sistemi bankar global. Faktikisht kjo nuk është zhdukje në formen klasike të fjalës - vjedhje - por është rikalkulim i indeksit të likuiditetit në botë. P.sh; nëse FED parashikon $13triljon injektim në mekanzimin e qarkullimit të dollarit përderisa shpenzohen veç $10triljon - atëherë eksesi pra, teprica fshihet nga sistemi kompjuterik i shtypjes së parasë. (Më shumë në podkastin e ardhshëm).

NATO përgatitet për ndërhyrje në Ukrainë me detaje centimetër-për-centimetër nëse Putini sulmon Ukrainen me armë kimike. Planet a Aleancës Veri-Atlantike janë të formuluara në bazë të modelit “Liberation of Kosovo 1999”. Sfida e vetme për operacionin e NATO-së do të mund të ishte ndërhyrja në vet sovranitetin rus nëse situata eskalon dhe “Strategjia e Vladivostok” është temë diskutimi i aparatit ushtarak-spiunazh të NATO-së, Anglosferes dhe “Five Eyes” - shërbimet sekrete të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Australi, Kanada dhe Zelanda e Re.

Investitorët tradicional të ETF dhe entiteteve teknologjike “mbrojnë” ose “hedge” humbjet potenciale të veta duke blerë sigurime në investime të sofistikuara nëpërmjet ndërmjetësuesve sekondarë të cilët portofolet e tyre i kanë të diversifikuara. Kjo i bjen sikurse një pension-kontribues ndan kontributet e veta mujore në dy ose tri kompani investimesh të ndryshme. Pra nuk i lë krejt vezët në një shportë të vetme.

Në SHBA ekzistojnë mbi 6500 kompani investuese pensionale me vlerë asetesh prej $4.8 triljon.

Në Britani të Madhe ekzistojnë mbi 14 kompani publike pensionale dhe më shumë se 5000 kompani investimesh me vlerë asetore prej $4.1 triljon.

Gati 8 miljon penzion kontribues britanik brenda 10 viteve do të përfundojnë në një pleqëri në skamje sepse ata kanë tërhequr deri më tani pjesën më të madhe të kursimeve të tyre gjatë kohës kur ishin të ri. Kjo e kombinuar me strategji të gabuar investimesh si edhe me shpresën se ata do ti mbikqyrë shteti në pleqëri ka bërë që shumë prej tyre të keqkalkulojnë duke harxhuar kursimet e veta dhe tashti veç varfëria e rëndë do ju përkeqësojë gjendjen e tyre financiare dhe shëndetësore. Për atë arsye quhet penzion: investon për të ardhmen e jo ti shpenzosh kursimet tua sot.

Më shumë se 90% e atyre mbi moshën 75 vjeçe në SHBA do të detyrohen akoma të punojnë deri në mesin e moshës 80-vjeçare sepse niveli i ulët i kursimeve pensionale gjatë moshës së rinisë, rritja e shtrenjtisë si edhe përbirjes së të ardhurave nga inflacioni e ka bërë të pa mundur mbajtjen e një niveli të bollshëm kursimesh për në moshën pensionale.

Tetori i këtij viti do të jetë muaji i $200 p/f i naftës ndërsa niveli i inflacionit global do të prek shifren 5.8-7.5%, rritja ekonomike globale  3.8% që do të thotë se nuk do të ketë rritje ekonomike për shkak se inflacioni do ta përbijë gjithë sufiçitin ekonomik të krijuar nga rritja ekonomike globale. Pra rritja ekonomike për këtë vit do të jetë= -4 (tkurrje ekonomike globale, recesion dhe stagflacion në SHBA dhe BE).

Perëndimi përgatitet për një valë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Objektiv: asetet fizike ruse nëpër botë, studentët rus si edhe portfoliotë investuese ruse të mekanizuara nëpërmjet fondeve investuese të sofistikuara kineze.

Kapitali global gradualisht po fokusohet në asete me bazë infrastrukturën, ndërtimtarinë, kompanitë private si edhe turizmin. Ky fokus do ta përkeqësojë nivelin e inflacionit dhe shtrenjtisë në botë sepse kërkesat e larta do të përplasen me ri-vlerësim të çmimores së këtyre aseteve që do të thotë se aksionarët e ardhshëm të këtyre aseteve do të kërkojnë më shumë përfitim e që do të thotë çmime të larta.

10 nga stoqet e portfoliot tim prej katër javësh:

1. Blackrock LifePath Index ⬆️

2. State Street Target Retirement⬆️

3. Fidelity Advisor Freedom ⬆️

4. Bitcoin ⬇️

5. Schwab Target ⬇️

6. Nordic Semiconductor Asa ⬆️

7. CRN UK ⬆️

8. Aurubis Ag ⬆️

9. Palantir Technologies in ⬇️

10. TDSC US ⬇️

Kompanitë teknologjike në SHBA dhe Evropë po rekrutojnë ekspert të sferës ushtarake për ti këshilluar ata në teknologjinë e fundit ushtarake, taktikat dhe strategjitë e duhura për të ndërtuar platforma dhe teknologji të reja ushtarake perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco