Manipulimi i serbëve

Manipulimi i serbëve

Nga Daut Dauti - 26/03/2022

Serbët e Kosovës manipulohen nga Beogradi dhe këtë gjë e di gjithkush.

Qeveria e Kosovës e zgjidhë këtë problem vetëm nëse arrinë t’i largoj serbët nga ky manipulim. Por, ky manipulim nuk zgjidhet me vendime politike. Këtë problem e zgjidhë vetëm zhvillimi ekonomik i Kosovës që do ta forconte edhe qeverisjen dhe do ta faktorizonte Prishtinën në relacion me Beogradin.

Kështu ka ndodhur me Republikën e Irlandës. Kur ky vend u zhvillua ekonomikisht, popullata e Irlandës Veriore, katolikë e protestantë, filloi të gjente punësim dhe lidhje ekonomike e kulturore me jugun. Kjo ndikoi shumë në zbutjen e problemit në Irlandën Veriore dhe e faktorizoi Dablinin karshi Londrës. Pastaj, erdhi marrëveshja dhe pushoi problemi.

Serbët rehatohen vetëm kur presin në radhë së bashku me shqiptarët për punësim, për regjistrim në shkolla, universitete, klube të ndryshme dhe për shërim në spitale të Kosovës. Serbët nuk e shohin si nevojë pranimin e pushtetit të Kosovës derisa marrin rroga pa punuar kurse rrymën, ujin e shërbimet tjera ua paguajnë shqiptarët dhe kur i kanë shkollat dhe spitalet në Serbi më të mira se në Kosovë. Në rrethanat eksistuese nuk ka se si të mos manipulohen serbët e të mos lazdrohen edhe më shumë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco