Sot u nderuam me një Fitore të Madhe!

Sot u nderuam me një Fitore të Madhe!

Nga Nora Veliu - 17/03/2022
Sot nuk arriti të miratohej në lexim të parë Projekt-Kodi Civil, me të cilin lejohej martesa (bashkësia e regjistruar civile) e personave të gjinisë së njejtë! ⚠️ Megjithatë, nuk ishte kjo një fitore bindëse! Pse?! Sepse, sot patëm 77 deputetë në sallë të Kuvendit, prej tyre 16 deputetë nuk shfrytëzuan të drejtën e votimit! Porosia për këta: “Politika është veprim, jo ndalje në vendparkim!” 77-16=61, pra, mund të llogarisim se në sallë ishin prezentë vetëm 61 deputetë aktiv! Prej këtyre, Kodi do të kalonte sikur të votonin PRO një shumicë e thjeshtë e deputetëve! Në rastin konkret, prej 61 deputetëve prezent & aktiv, 29 deputetë ishin KUNDËR Kodit, 28 deputetë ishin PRO Kodit, ndërsa 4 deputetë abstenuan! 🍁 Është me rendësi të dihet, KUSH ishte ky Deputeti/ja i/e 29-të?! ▪️Deputeti #29, është deputeti që ka kriju KUORUMIN! ▪️Po të rreshtohej Deputeti #29 me këta 16 deputetet që kanë ndejt në vendparkim, atëherë seanca do të shtyhej! ▪️Sikur Deputeti #29 të abstenonte, do të rrezikoheshim nga miratimi (në lexim të parë) i Projekt-Kodit! ▪️Pos kësaj, sikur Deputeti #29 të votonte PRO Kodit, Kodi do të kalonte! Prandaj, Deputeti #29 meriton falënderimin tonë publik! Mergim Lushtaku, faleminderit! Ky falënderim publik ndaj Deputetit #29, nuk ua pakëson “sevapet” deputetëve si Labinotë Demi Murtezi, Duda Balje, Time Kadrijaj, Drita Millaku, Albana Bytyçi, Fjolla Ujkani, Samra Iljaz, Fidan Brina Jilta, Eman Rrahmani, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Bahrim Šabani, Erxhan Galushi, Fridon Lala, Pal Lekaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Fitim Haziri, Ekrem Mustafa, Alban Bajrami, Milazim Salijaj dhe Nijazi Isaku. Të nderuar, ju sot çuat në vend amanetin e marrë prej nesh në ditën e votimit! Përhajr na qoftë e ju lumtë! 🎊🎉

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco