Lufta e shmangshme dhe dështimi i Perëndimit

Lufta e shmangshme dhe dështimi i Perëndimit

Nga Sonila Meço - 01/03/2022

8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte në 8 vite.

Nga tetori forcat ruse në dislokime pranë kufirit me Ukrainën. Prej dy javësh 200.000 dislokime ushtarësh, mjetesh luftarake në kufijtë e Ukrainës. 

40 km larg Rusisë është Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, që u bombardua sërish pas zbythjes ruse të pak ditëve më parë. Vetëm 40 km. Pa llogaritur fshatrat me vetëm pak metra larg mes dy vendeve në luftë. Luftë me barut, jo kibernetike, as thjesht hibride. Luftë…

Mijëra rifuxho të ndërtuara prej muajsh në çdo qytet (të ndara më vete për invalidët), qindra mijëra armë të kalibrave deri në më të rëndat shpërndarë në çdo shtëpi, popullsi e çdo moshe, madje edhe fëmijë 6-7 vjeçarë duke u stërvitur prej muajsh për luftën në çdo qytet të Ukrainës…

Dhe thua asnjë palë nuk kish përllogaritur skenarët A, B…Y, ZH?

As pasojat e sanksioneve?

As futjen agresive të Rusisë në rrugicat dhe lagjet e qyteteve?

As butonin e bombës nën gishtin e Putinit?

8 vjet hiç?

Dmth barut 8 vjeçar, pregatitje lufte prej javësh, muajsh, vitesh dhe nuk paskan bërë hesapet elitat???

Mjerë popujt, respekt idealistëve, kapelen idhujtarëve të lirisë, por elitat i kopsisin aq mirë ngjarjet sa vështirë të pranohet se Perëndimi nuk e kish parashikuar këtë çmenduri lufte. Por hesapet, interesat, gazi, llogaritë e oligarkëve, përfitimet nga korrupsioni në vendet e brishta, shitjet e armëve, trafiku i influencave kanë prioritet në çdo qendër edhe demokracie. Politikanë e liderë të blerë kudo, në qeveri, institucione, organizata nga çdo autokrat, spekulant…

Se le të pyesim, në 8 vite lufte me 14.000 viktima, me aneksime territoresh çfarë reagimesh pati?

Në 8 vite çfarë bëri?

Në 8 vite ç’hapësira u la autokratëve, spekulantëve, diktatorëve, narcizistëve?

E kush beson se Perëndimi ende “beson” tek eksportimi i demokracisë?

Kjo kapja “gafil” nuk bind, lufta ka vluar barut aty dhe Ukraina është lënë as këndej e as andej.

Çdo konflikt në glob është lënë i ngrirë duke u besuar vetëm bisedimeve, fotove në twitter dhe artikujve të sponsorizuar.

Vajza në foto është Zoryaia 7 vjeç, nga Kievi, fotografuar nga Roberto Travan, gazetar lufte i La Stampa, pak javë më parë teksa stërvitej prej muash çdo fundjavë si të përballonte pasojat e bombardimeve, si të lëvizte nëpër gërmadha, si t’i përvidhej barrikadave, të kërkojë ndihmë në mes të tymit, si t’i rezistojë ulërimave të agresorëve e viktimave gjersa të gjejë një vend shpëtimi.

Image

Po këtë nuk e dinin elitat?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco