Një ide e dështuar

Një ide e dështuar

Nga Daut Dauti - 27/02/2022

‘Politikanët e kotë në Washington na kanë lejuar që t’ia shqelmojmë prapanicën një njeriut të poshtër (Hitlerit), dhe në të njejtën kohë na kanë detyruar që t’iu ndihmojmë për ta ngritur një të poshtër tjetër (Stalinin) që është edhe më i keq se i pari’. – Gjenerali Patton

Georg Patton, gjenerali i famshëm dhe ndër komanduesit kryesor të ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka treguar strategji, trimëri dhe largpamësi. Ai ishte i mendimit që pas kapitulimit të Gjermanisë, amerikanët dhe britanikët duhej ta vazhdonin luftën kundër Rusisë dhe të shkonin deri në Moskë që ta heqnin Stalinin nga pushteti dhe ta rrëzonin sistemin komunist.

I këtij mendimi ishte edhe Winston Churchill, i cili mendonte se tashti komunizmi sovjetik do të bëhej njësoj i rrezikshëm sikur nacizmi gjerman. Ai mendonte se ushtarët gjermanë të zënë rob duhej të mobilizoheshin në anën britanike dhe amerikane dhe ta vazhdonin luftën kundër Rusisë. Por, kjo mbeti vetëm një ide pasi që askush nuk i përkrahu këto dy personalitete.

Patton ishte i pari që guxoi të thoshte se sovjetikët janë duke kryer gjenocid ndaj popujve të Evropës Lindore dhe Gjermanisë në emër të çlirimit. Patton nuk u pajtua me komandën e politikanëve në Washington që t’i lejohej hyrja trupave ruse në Gjermani, Çeko-Sllovaki dhe Austri. Ai ishte kritik i ashpër i kësaj politike dhe për këtë arsye, gradualisht e hoqën nga pozitat komanduese duke e vendosur në pozita të parëndësishme pas luftës. Në dhjetor të vitit 1945 Patton vdiq në Heidelberg (Gjermani) nga pasojat e një aksidenti në komunikacion që u cilësua me dyshime të mëdha.

Sikur të zbatohej ideja e Churchillit dhe Pattonit, sot bota do të ishte shumë më e sigurt.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco