Plani rus: ‘Kuvendi ta shpallë të vdekur Ballkanin e Hapur’

Plani rus: ‘Kuvendi ta shpallë të vdekur Ballkanin e Hapur’

Nga Gëzim Mekuli - 27/02/2022
Fjalimet madhështore, e me plot porosi politike dhe humane, që po mbahen sot në "Deutscher Bundestag" (Në Parlamentin gjerman në Berlin) janë mjeti më i fuqishëm kundër gjeopolitikës fashiste sllave. Ndoshta edhe më i fuqishëm se 1500 stingera. Fjalimet e deputetëve gjermanë, sot, janë oksigjeni publik dhe shpresa, jo vetëm e ukrainasve, por edhe e demokracisë europiane. "Ne nuk duhet të drejtojmë gishtin kundër njëri-tjetrit, ne duhet të ndalojmë Despotin Putin", sapo u shpreh deputeti gjerman i SPD-së. Sa më parë: - Të mblidhet sa më parë Kuvendi i Tiranës e të shpallë të vdekur planin rus "Open-Ballkan". - Të takohen urgjentisht 2 Kryeminstrat shqiptarë. - Të takohen e të bëjn plane strategjike mbrojtëse Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë e të Kosovës (Ministria e Mbrojtjes së Kosovës të mos vetëkënaqet vetëm me postimin në fb të fotografive nga "odat e burrave" gjithandejë nëpër Kosovë). - E përsërisë për të 189-herë; Të themelohet urgjent agjensia telegrafike kombëtare e lajmeve dhe informacioneve. - Të rishikohen rezervat ushqimore të Tiranës dhe të Pishtinës. - Opozita e cartur në Kosovë të ndaloj propagandën dhe luftën speciale kundër Qeverisë Kurti, Qeveri që ka përkrahje të fuqishme gjeo-politike nga boshti Anglo-Amerikan dhe ai Gjerman. Populli të jetë vigjilentë e të mos bie viktimë e lajmit rus (propagandës ruse), që e hasë të përkthyer në gjuhën shqipe nëpër mediat e Tiranës dhe të Prishtinës. Kaq, vetëm kaq na duhet për ti rrezistuar Adolf Hitlerëve të shekullit XXI, Putin dhe Vuciq.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco