Gazetaria shqipe e varur nga lajmi serb-rus

Gazetaria shqipe e varur nga lajmi serb-rus

Nga Gëzim Mekuli - 26/02/2022
Ndërtimi i lajmit dhe informacionit duhet të fillojë nga perspektiva historike e politike. Sepse përpos vlerave tjera, përcaktuese që ka lajmi politik, ai ka edhe vlerat diplomatike e kulturore. Nisur nga kjo perspektivë kuptojmë se shumë (pa)kryeredaktorë shqiptarë të Prishtinës dhe të Tiranës, nuk kanë njohurinë se lajmi shqip, i përkthyer nga agjensitë ruse dhe serbe, po e sjellë njëanshëm mendimin, politikën dhe qëllimet e tyre, brenda në shtëpitë dhe kokat tona.
Dy Televizionet shqiptare publike, TVSH dhe RTK, portalet dhe radiot, përkthejnë, dhe citojnë besnikërisht, agjencitë informative serbe dhe ruse. E kjo 'gazetari shqipe' është e rrezikshme dhe e dëmshme, të nderuar lexues.
Pse është e dëmshme gazetaria ruso-serbe në mediat shqipe?
Është e dëmshme sepse përmes lajmit politik serb-rus, parë nga perspektiva e tyre poltike, ne keqinformohemi, keqndikohemi dhe përforcojmë idenë se politika rusoserbe është e pamposhtur, superiore, e drejtë dhe fituese.
Përpos tjerash, lajmi politik ruso-serb është i mbështjellë me përbërës të propagandës dhe të retorikës së luftës. E ky marifet në shkencat e medias dhe të retorikës njihet edhe si “public diplomacy”.
Njësoj siç është e mundur të ndërtohet e të lançohet lajmi përmes argëtimit (infotainment = information + etnertainmet), po ashtu mund ta ndërtojmë e ta lançojmë lajmin politik përmes gjuhës së propagandës.
Lajmi i tillë nuk reflekton realitetin politik. Lajmi politik serb-rus, i përkthyer në gjuhën shqipe, tenton të ndërtoj “fotografi tjetër politike”: Të ngjallë frikë, panikë e pasiguri kolektive.
Moment tjetër i rëndësishëm për gjuhën e këtij “lajmi”, e i përkthyer në shqipe nga gazetarët shqiptarë, – është se ndërmjetësimi i realitetit ndërtohet nga një perspektivë e paracaktuar politike. Parë nga lajmi i Beogradit, Rusia nuk është agresive e as pushtuese!
Pyetja e madhe: Kush po ndërton lajmin politik shqiptar për shqiptarët?
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco