Putini, një Hitler i ri

Putini, një Hitler i ri

Nga Bardhyl Meta - 24/02/2022

PUTIN SHPALLI RENDIN E RI BOTËRORË: "NËSE KA MUND REGAN, PSE S'MUNDEM UNË"! - JALLTA E RE, APO LUFTA TOTALE!

- Një histori e shkurtë, e një pamendësie të vjetër!

Rusia i shpalli luft Ukrainës dhe "Rendit botërorë (Kartës së OKB-së)" - ndërkohë që po mbahej (ora 4:15 e mëngjesit të sotëm) Mbledhja e 4-ët e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës për parandalimin e invazionit Rus në Ukrainë - dhe nisi menjëherë sulmet tokësore dhe ajrore...!?

- Për dy muaj rresht, Putin, Lavrov dhe Rusia akuzuan SHBA-të, Anglinë dhe botën Perendimore se këto po përhapnin "të pavërteta - Fake news" dhe se po ngjiznin një "histeri globale anti-ruse", "ndërkohë që (sipas tyre) Rusia po bënte vetëm manovra ushtarake në territorin e saj, dhe s'kishte fare qëllim okupimin e Ukrainës"!

- Putin dhe Rusia kanë përzgjedhë edhe një herë më shumë, që botën Perendimore dhe "Rendin Botërorë" t'i qesin edhe një herë më shumë, para akteve të kryera!

- Kur më 7 dhe 8 Gusht 2008 në kryeqytetin e Osetisë Jugore, Zchinwali (Pjesë integrale e shtetit Sovran dhe të Njohur të Gjeorgjisë!) Ushtria dhe Policia e Gjeorgjisë shfaqen në qytet që të rikthejnë e mirëmbajnë rendin e trazuar publik nga paramilitarët rus - pak kilometra matanë kufirit, në Osetinë Perendimore mban konferencë për Media atëherë Kryeministri Rus Putin duke arsyetuar Invasionin e atëhershëm Rus në Abkhazi dhe Osetinë Jugore me narracionin se "Nuk mund të toleronim një terror dhe shfarosje në masë të popullit të pa fajshëm të këtyre, nga sot, Republikave të Pavarura...!?

- Titujt e gazetave botërore dhe deklaratat e gjithë Perendimit ishin se ngjau një: "Pikë kthese në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë - Rusia nëse njeh pavarësinë e Abkazisë dhe të Osetisë Jugore - përfundon koha e bashkëpunimit me te!"

- Rusia e përsëriti të njëjtën në Krime në vitin 2014-të, por këtë here shkoi me një aneksim total (pas një "referendumi" të sajuar atje) - ngase Putin Krimenë e konsideronte "historikisht pjesë të Rusisë" të cilën "regjimi Komunist, gjegjësisht Nikita Chruschtschow në vitin 1954 ia kishte fale si dhuratë Ukrainës"!

Me 4 Nëndor të vitit 2016-të, Putin shpaloi dhe promovoi afër Kremlinit përmendoren e madhe të "t'Shenjtit Wladimir" në Ditën e proklamuar zyrtarisht (në v. 2005) - si "Dita dhe Festa e Bashkimit Kombëtar" të Kombit Rus në - Rusi, Bellorusi dhe Ukrainë...!

- "Dita e 4 Nëntorit" është caktuar si "Festa e Bashkimit Kombëtar" me qëllim primarë të rishkrimit të historisë, gjegjësisht "korigjimit të saj"përmes dy "Saktësimeve historike" që në fakt janë ambiciet politike të Rusisë së Putinit:

E para Putin deshi që të "saktësojë" se Rusia e ndjente pjesë të Kombit Rus edhe gjithë popullsinë e Ukrainës dhe të Bjellorusisë (Të dyja shtete të Pavaruara) dhe njëkohësishtë të sjellte "verdiktin" historik se "i ashtuquajturi Kombi Ukrainas s'egzistonte"!

E dyta, ishte zgjedh "me kujdes" një figurë "unifikuese":

- "I shenjti i Madh - Princi Wladimir" i cili sipas Putinit, rreth vitit të largët 988 ishte pagëzuar në Chersones të Krim-it dhe kishte sjellë Ortodoksinë si fe të re shtetërore e popullore të të gjithë Rusëve (të gjithë atyre që si Komb Rus projektohen nga Putini dhe Kremlini i Ri...!

*Në fakt, Princi Wladimir historikisht njihet si një "Princ joserioz" i cili gjithë kohen merrej me vajza minorena, por që pas martesës "për cështje interesash strategjike" me Priceshen Bizantine Ana - brenda vetem një dite dhe me një verdikt - importon nga një kulturë krejt tjetër - religjionin e Bizantit, dhe ia m'vesh e imputon fene e re orthodokse gjithë popullit të asaj ane...! "Edhe për shkak të aspekteve estetetike, sic thotë legjenda ruse"!

- Në fjalimin e fundit që mbajti Putin, në rreth 56 Minuta, ai shpaloi ambiciet e tij pushtuese edhe përtej Bjellorusisë e Ukrainës!

I Shpalli luftë gjithë Perendimit dhe "Rendit Botërorë" përfshirë "Kartës së OKB-së", e cila nga mëngjesi i sotëm në fakt është më tepër një "Letër e pavlerë" e historisë së njerëzimit!

Putin, sic e thashë edhe para dy netësh në "Politiko" dëshiron një Jaltë të Re!

- "Duhet korrigjuar të gjitha gabimet historike të shkaktuara "Bota Prendimore" ndaj Rusisë! "Që e kanë rrudhë dhe po i nxanë frymën Rusisë"! Do t'derdhet shumë gjak, nëse na del kush para..., tha Putin!

Kjo është "besimi dhe ideologjia e tij"! Interpretimi historisë dhe të vërtetës ndërkaq për Putin është: "Historia s'janë faktet, por "përjetimet e popullit Rus"!

Dua të them se: Ashtu si edhe me Hitlerin, botës do t'i duhet shumë kohë, shumë... ngase do ta ketë të vështirë të besojë se sa larg mund të shkojë fantazia dhe ambicia e një njeriu të sëmurë, porsi Hitleri!

Ndërkohë, ai ka filluar kaherë realizimin e andrrave të tij (siç e shpaluam më lartë), por s'do të ndalet kurrë, pa e ndal e gjithë bota e civilizuar e globit!

- Veçanërisht ajo perendimore!

Më saktësisht: SHBA-të!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco