Pse po fshihet qëllimshëm lavdia e UP-së?

Pse po fshihet qëllimshëm lavdia e UP-së?

Nga Shyqyri Haxha - 15/02/2022

Shkrim me shkas: Universiteti i Prishtinës sot shënoj 52-vjetorin e themelimit. Kjo është një ditë e veqant në historin tonë kombëtare. Një histori me mbi 52 vite vuajtje dhe sakrifica nga gjenerata të tëra.

Por më duhet të shpreh zhgënjimin tim rreth një fakti se disa ‘individë’ që pretendojnë se janë ‘Akademik’ sipas tyre nuk do të duhej të janë 52 vite histori e Universitetit të Kosovës, por sipas tyre duhet të jenë dikund rreth ‘47’ vite histori, sepse periudha nga viti 1989 deri në vitin 1993, “NUK DIHET”. Ata e fshehin qëllimisht këtë periudhë!

Kjo periudhë historike 89-93, apo thënë më mirë sipas veprimeve të këtyre ‘akademikve’ na qenka ‘Enigmë Historike e Universitetit të Kosovës’. Sipas tyre duket se cdo gjë fillon me Historin nga viti 1970 edhe ‘kërcen me parashut’ në demonstratën e viti 1997. Të tillët shkruajn libra historike vehtës vehtës, dhe na u janë bërë ‘heronjë’ më të mdhenjë se edhe vet heroi i kombit HASAN PRISHTINA. Emisione televizive, libra, video klipe, CD promovuese per NJE demonstrat te vitit 97, kurse qindra demonstrata, burgosje, rrahje neper konvikte, deri ne vrasjen e antareve te UPS8993, ASNJE FJALE. Bravoo “Trima”.
Pse qëllimisht po tentohet të fshihet historia dhe lavdia e forcës kryesore. më të organizuar ndonjëher, dhe që nuk lejojë mbylljen e Universitetit të Kosovës. Fjala është për Unionit të Pavarur të Studentëve (UPS) 1989-1993 (UPS8993). UPS8993 ishte forca kryesore që nuk lejojë ‘shuarjen’ e Universitetit të Kosovës nga pushtuesi Serb. UPS89-93 ishte faktori kryesor që organizojë sistemin edukative paralel në shtëpi private, ‘SHtëpi Shkolla’.
Në një ditë kaq historike të themelimit të Universitetit të Kosovës, asnjë fjalë (evidence) për kontributin e UPS8993, asnjë fjalë për ‘Sindikatën e Pavarur të Arsimtarve’ nën udhëheqjne e Prof. Xhafer Xhaferit, asnjë fjalë për ‘Shoqatën e Arsimtarve’ nën udhëheqjen e të ndjerit Prof. Eshref Ademaj. Asnjë fjalë për dëshmorin e kombit, Selman Vojvoda, që u vra në protestat e organizuara nga UPS8993 para 30 vitesh nëvitin 1990 më Mitrovicë. Sa për info, ishte UPS8993 që bëri presion të paparë në themelimin e Rektoratit të Universitetit të Kosovës, më konkretisht, ishim NE (UPS8993) që i ‘detyruam’ personelin arsimor (Profesorët tanë) që të zgjedhin rektorin e Ri në sistemin parallel Universitar Prof. Ejup Statovci. Pra, Prof. Statovci është zgjedhur kryesisht nga presioni i UPS8993 dhe pas shumë e shumë aktiviteteve të UPS8993.

Një kolegë Gjerman, që merret me studimin e historisë së Kosovës, më pyeti; pse nuk dihet, apo dihet shumë pak rreth Universitetit të Kosovës nga viti 1989-1993!

Vërtet, këto institucione shtetrore, për mbi 20 vite, jo që nuk evidentuan me fakte shkencore historin e lavdishme të Universitetit të Kosovës gjatë gjitha periudhave, dhe sidomos gjatë kohës së organizimit paralele nën kushte të okupimit. Por këta nuk e evidentuan, dhe nuk ia dëshmuan botës, me fakte shkencore as luftë dhe sakrificën e vërtet të gjeneratave të tëra për Lirinë e shtetit të Kosovës. Ashtu si Ne respektojmë vehtë tonë, ashtu do na respektojnë të tjerët!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco