Demokratët s’do ta kundërshtojnë gjendjen e luftës: A janë ata e keqja më e vogël - apo e keqja më efikase?

Demokratët s’do ta kundërshtojnë gjendjen e luftës: A janë ata e keqja më e vogël - apo e keqja më efikase?

Nga CHRIS HEDGES - 15/02/2022

Demokratët luajnë gjithmonë rolin e shitësit më të mirë të luftës; ky është një leksion që amerikanët duhet ta marrin përsëri.

Kur gjithçka tjetër dështon...; kur nuk jeni të vetëdijshëm se si të ndaloni një normë inflacioni prej 7.5%...; kur fatura juaj "Ndërtoni më mirë" është fshehur...; kur ju hiqini dorë nga premtimi juaj për të rritur pagën minimale ose për të falur borxhin e studentëve...; kur nuk mund të ndalosh dhunimin e të drejtës së votës...;

kur nuk e keni idenë se si ta trajtoni pandeminë e cila ka marrë 900,000 jetë - 16% e vdekjeve totale në botë ndonëse SHBA ka më pak se 5% e popullsisë së botës... kur tregu i aksioneve luhatet egërsisht... kur pavarësisht ndihmës të ofruar nga qeveria për rreth 80 milionë vetë, papunësia vijoi vitin e kaluar..; kur shikon pasivisht sesi shkatërrimi ekologjik po merr vrull... atëherë duhet ta bësh publikun të trembet nga armiqtë, e brëndshëm e të jashtëm....

Pra duhet duhet krijuar një kërcënim ekzistencial. Terroristët në shtëpi, armiqtë e brëndshëm. Rusët dhe kinezët armiqtë e jashtëm. Në këtë mënyrë do të mund të rrisni pushtetin në emër të sigurisë kombëtare, duke i rënë daulleve të luftës. Lufta është kundërhelmi për të larguar vëmendjen e publikut nga korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë. Në këtë aspekt, askush tjetër nuk e luan lojën më mirë se Partia Demokratike. Demokratët, siç tha i ndjeri Glen Ford, gazetar dhe bashkëthemelues i Black Agenda Report, “nuk janë e keqja më e vogël, ata janë e keqja më efikase”.

SHBA, e rënduar nga bojkotet de facto të taksave nga të pasurit dhe korporatat, po zhytet në borxhe, nga më të lartat në historisë e saj. Deficiti buxhetor i qeverisë së SHBA ishte 2.77 trilion dollarë për vitin buxhetor 2021 që përfundoi më 30 shtator, deficiti vjetor, i dytë rekord. Ai u tejkalua vetëm nga deficiti prej 3.13 trilionë dollarësh për vitin 2020. Borxhi total i përgjithshëm kombëtar i SHBA është mbi 30 trilion dollarë. Borxhi i familjeve u rrit me 1 trilion dollarë vitin e kaluar. Bilanci total i borxhit në skemën piramidale Ponzi është tani 1.4 trilion dollarë më i lartë se sa ishte në fund të 2019. Luftërat tona zhvillohen me para të marra hua. Instituti Ëatson në Universitetin Broën vlerëson se pagesat e interesit për borxhin ushtarak mund të jenë më shumë se 6.5 trilion dollarë deri në vitet 2050. Asnjë nga ky borxh nuk është i qëndrueshëm.

Ndërkohë SHBA po përballet me epërsinë e Kinës, ekonomia e së cilës parashikohet të kapërcejë ekonominë amerikane deri në fund të dekadës. Truket e dëshpëruara financiare të Uashingtonit - duke përmbytur tregun global me dollarë të rinj dhe duke ulur normat e interesit në afërsisht zero - shmangën depresionet e mëdha pas 11 shtatorit dhe krizës financiare globale të vitit 2008. Normat e ulta të interesit i shtynë korporatat dhe bankat të merrnin hua masivisht nga Rezerva Federale, shpesh me letra të munguara për investimet e këqija.

Rezultati është se bizneset amerikane kanë borxhe më të larta se në çdo kohë tjetër në histori. Kësaj rrëmuje i shtohet edhe rritja e inflacionit, shkaktuar nga bizneset që kanë rritur çmimet në një përpjekje të dëshpëruar për të kompensuar të ardhurat e humbura nga mungesa e zinxhirit të furnizimit dhe rritja e kostove të transportit, rënia ekonomike dhe rritja e lehtë e pagave të shkaktuar nga pandemia. Ky inflacion e ka detyruar Fed-in të kufizojë rritjen e ofertës monetare dhe të rrisë normat e interesit, gjë që më pas i shtyn korporatat të rrisin më tej çmimet. Masat e dëshpëruara për të shmangur një krizë ekonomike janë vetëshkatërruese. Thesi i marifeteve është tashmë bosh. Mospagesa masive për hipotekat, kreditë studentore, kartat e kreditit, borxhet e familjeve, borxhet e makinave dhe kreditë e tjera në SHBA janë ndoshta të pashmangshme por pa mekanizma afatshkurtër për të dalë nga katastrofa, duket se kriza do të sjellë një depresion të zgjatur.

Një krizë ekonomike do të thotë një krizë politike. Dhe një krizë politike tradicionalisht zgjidhet me luftë kundër armiqve të brëndshëm dhe të jashtëm. Demokratët janë po aq fajtorë për këtë sa edhe republikanët. Luftërat mund të fillojnë nga demokratët, si Harry S. Truman në Kore ose John F. Kennedy dhe Lyndon Johnson në Vietnam, dhe të përjetësohen nga republikanët. Ose mund të fillojnë nga republikanët, si George W. Bush, dhe të përjetësohen nga demokratë si Barack Obama dhe Joe Biden. Bill Clinton, pa shpallur luftë, vendosi sanksione ndëshkuese ndaj Irakut dhe autorizoi Marinën dhe Forcat Ajrore për të kryer dhjetëra mijëra fluturime kundër vendit, duke hedhur mijëra bomba dhe duke lëshuar qindra raketa. Industria e luftës, me buxhetin e saj ushtarak prej 768 miliardë dollarësh, së bashku me zgjerimin e Sigurisë Kombëtare, FBI-së, Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, është një projekt dypartiak. Një pjesë e vogël e liderëve politikë kombëtarë, si Henry Ëallace në 1948 dhe George McGovern në 1972, të cilët guxuan të sfidonin makinën e luftës u zhytën pa mëshirë në harresë politike nga liderët e të dy partive.

Retorika luftarake e Biden ndaj Kinës dhe veçanërisht ndaj Rusisë, më e ashpër se ajo e administratës Trump, është shoqëruar me formimin e aleancave të reja të sigurisë si ato me Indinë, Japoninë, Australinë dhe Britaninë në rajonin Indo-Paqësor. Agresioni i SHBA-së, për ironi, ka shtyrë Kinën dhe Rusinë në një martesë të detyruar, diçka që arkitektët e Luftës së Ftohtë, duke përfshirë Nixon dhe Kissinger me hapjen e tyre në Kinë në 1971, punuan shumë për ta shmangur. Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, pas takimit të fundit në Pekin, lëshuan një deklaratë prej 5300 fjalësh që dënonte zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, denoncoi formimin e blloqeve të sigurisë në rajonin e Azisë Paqësorit dhe kritikoi paktin trepalësh të sigurisë AUKUS midis SHBA, Britania dhe Australi. Ata gjithashtu u zotuan të pengojnë "revolucionet me ngjyrë" dhe të forcojnë koordinimin strategjik...

Nxitja e luftës nga demokratët vjen gjithmonë e mbështjellë me mantelin e demokracisë, lirisë e të drejtave të njeriut, duke i bërë demokratët shitësit më efikasë të luftës. Demokratët u rreshtuan me padurim pas George Ë. Bush gjatë thirrjeve për të pushtuar Afganistanin e Irakun në emër të "ndërhyrjes humanitare" dhe "çlirimit" të grave të Afganistanit, të cilat do të kalonin dy dekadat e ardhshme duke jetuar në terror, duke varrosur anëtarët e familjes... Edhe kur demokratët, duke përfshirë Barack Obamën, kritikuan luftërat në Afganistan dhe Irak gjatë garës për poste, ata votuan me vendosmëri për financimin e luftërave për të "mbështetur trupat tona" pasi të zgjidheshin. Tani, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi thotë se "sulmi ndaj Ukrainës është një sulm ndaj demokracisë", i njëjti argument të cilit demokratët përdorën gjysmë shekulli më parë, kur nisën e zgjeruan luftën katastrofike në Vietnam.

Senatori Robert Menendez, Demokrat nga Nju Jorku, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, aktualisht është duke hartuar legjislacionin që ai e quan me krenari "nëna e të gjitha projektligjeve të sanksioneve". Kurse projektligji i drejtuar në Dhomën e Përfaqësuesve nga Gregory Meeks, Demokrat nga Nju Jorku, dretjues i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kërkon që administrata "të mos dorëzohet përballë kërkesave të Federatës Ruse në lidhje me zgjerimin në NATO në Ukrainë".

Por zgjerimi i NATO-s në Ukrainë përgjatë kufijve të Rusisë është çështja qendrore për Moskën. Heqja e kësaj cështje con në zgjidhjen e krizës diplomatike. Sanksionet sipas legjislacionit të tij mund të vendosen për çdo akt sado të konsideruar nga Ukraina si armiqësor. Sanksionet nuk mund të hiqen derisa të arrihet një marrëveshje midis qeverisë së Ukrainës dhe Rusisë, që do të thotë se Ukrainës do t'i jepet autoriteti për të përcaktuar se kur do të përfundojnë sanksionet e SHBA. Sanksionet e propozuara, të cilat mendohet të vendosen mbi bankat ruse, tubacionin e gazit natyror Nord Stream, ndërmarrjet shtetërore dhe anëtarët kryesorë të qeverisë dhe ushtrisë, përfshirë Putinin, bëjnë gjithashtu thirrje për bllokimin e Rusisë nga SËIFT, sistemi ndërkombëtar i transaksioneve financiare që përdor dollarin amerikan. si monedhë rezervë botërore.

“Legjislacioni mendohet të sigurojë  të paktën 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, përveç 200 milionë dollarëve ndihmë të dërguar gjatë muajit të fundit”, shkruan Marcus Stanley. "Kjo e bën Ukrainën vendin e tretë kryesor të ndihmës ushtarake të SHBA, pas Izraelit e Egjiptit. Ndonëse SHBA s’do të mund ti jepte Ukrainës aftësinë për të luftuar kundër Rusisë, SHBA mund të angazhonte këshilltarë ushtarakë amerikanë duke rritur rrezikun e implikimit në luftë. SHBA do të tërhiqej me siguri në rastin e një konflikti. Projektligji gjithashtu parashikon përfshirjen e vendëve në kufi me Rusinë në negociatat për t'i dhënë fund krizës, gjë që do ta bënte shumë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje."

Ndërsa shkëputja e Rusisë nga SËIFT do të ishte katastrofike, të paktën në afat të shkurtër, sepse ekonomia ruse do të hidhej në krahët e Kinës për të krijuar një sistem financiar alternativ global që nuk mbështetet më në dollarin amerikan; kjo do të conte në gjymtimin e perandorisë amerikane. Sapo dollari të mos jetë më monedha rezervë botërore, ai do të bjerë në mënyrë të shpejtë në vlerë, ndoshta me dy të tretat, siç bëri paundi stërlina kur monedha britanike u braktis si valutë rezervë botërore në vitet 1950. Obligacionet e thesarit, të përdorura për të financuar deficitin e bilancit të pagesave me bazë ushtarake të Amerikës dhe deficitin në rritje të buxhetit të qeverisë, nuk do të jenë më investime tërheqëse për vende të tilla si Kina. Gati 800 postet ushtarake amerikane jashtë vendit, të mbështetura nga borxhi ( kinezët i kanë dhënë hua SHBA-së rreth 1 trilion dollarë, për të cilat ata mbledhin interes të madh) do të zvogëlohen në mënyrë dramatike në numër. Ndërkohë, pagesat masive të interesit të SHBA, të paktën pjesërisht, do të vazhdojnë të financojnë ushtrinë kineze.

Dominimi i SHBA-së në ekonominë botërore, pas 75 vitesh, ka marrë fund. Nuk do të mund të kthehet më. Ne prodhojmë pak materiale konsumi por edhe pak armë. Ekonomia jonë është një mirazh i ngritur mbi nivele të paqëndrueshme borxhi. Plaçkitja e orkestruar nga elitat dhe korporatat kapitaliste e ka zbrazur vendin nga brenda, duke e lënë infrastrukturën të prishur, institucionet demokratike të vdekura dhe të paktën gjysmën e popullsisë në vështirësi në nivelin e jetesës. Dy partitë në pushtet, kukulla të oligarkëve në pushtet, refuzojnë të frenojnë orekset grabitëse të industrisë së luftës dhe të të pasurve, duke përshpejtuar krizën.

Që zemërimi i të shpronësuarve është legjitim, edhe nëse shprehet në mënyra të papërshtatshme, nuk pranohet kurrë nga demokratët, të cilët kishin rol kryesor në shtyrjen e marrëveshjeve tregtare, deindustrializimin, heqjen e taksave për të pasurit, shpenzimet e deficitit, luftërat e pafundme dhe masat shtrënguese, programe që kanë krijuar krizë. Në vend të kësaj, duke goditur lajmëtarin, administrata Biden po synon të ndëshkojë mbështetësit e Trump dhe po përpiqet të kryejë ndëshkime drakoniane për ata që sulmuan kryeqytetin 6 janarin e kaluar. Departamenti i Drejtësisë i Biden ka formuar një njësi të terrorizmit vendas për t'u fokusuar te ekstremistët e djathtë dhe demokratët kanë qenë të angazhuar për të censuruar kritikët e tyre të djathtë.

Besimi se Partia Demokratike ofron një alternativë ndaj militarizmit është, siç tha Samuel Johnson, triumfi i shpresës mbi përvojën. Mosmarrëveshjet me republikanët janë kryesisht teatër politik, shpesh të përqendruara rreth absurdit ose të parëndësishme. Për çështjet thelbësore nuk ka dallim brenda klasës sunduese. Demokratët, ashtu si republikanët, përqafojnë fantazinë se, edhe pse vendi ndodhet në prag të falimentimit, një industri lufte që ka orkestruar debate pas debati, nga Vietnami në Afganistan dhe Irak, do të rivendosë hegjemoninë e humbur globale amerikane. Perandoritë, siç vërejti Reinhold Niebuhr, përfundimisht "shkatërrojnë veten në përpjekjen për të provuar se janë të pathyeshme". Vetë-mashtrimi i pathyeshmërisë është plaga që rrëzoi perandorinë amerikane, ashtu siç ka rrëzuar perandoritë e kaluara.

Ndonëse mund të duket e cuditshme mund të them se ne jetojmë në një shtet njëpartiak. Ideologjia e sigurisë kombëtare është e shenjtë. Kulti i fshehtësisë, i justifikuar në emër të mbrojtjes nga armiqtë tanë, është një perde tymi për të fshehur nga publiku funksionet e brendshme të pushtetit dhe për të manipuluar perceptimet publike. Oborrtarët dhe këshilltarët demokratë që rrethojnë çdo kandidat presidencial demokrat - gjeneralët dhe diplomatët në pension, ish-këshilltarët e sigurisë kombëtare, ekonomistët e Ëall Street-it, lobistët dhe aparatçikët nga administratat e kaluara - nuk duan të frenojnë fuqinë e presidencës perandorake. . Ata nuk duan të rivendosin sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave. Ata nuk duan të sfidojnë ushtrinë apo shtetin e sigurisë kombëtare. Ata janë sistemi. Ata duan të kthehen në Shtëpinë e Bardhë për të përdorur forcën e saj të tmerrshme. Dhe tani, me Joe Biden, këtu janë ata.

CHRIS HEDGES

Chris Hedges është ish-shefi i zyrës së Lindjes së Mesme të New York Times, një fitues i çmimit Pulitzer dhe një kolumnist në ScheerPost. Ai është autor i disa librave, duke përfshirë "America: The Farewell Tour", "American Fashists: The Christian Right and the War on America" dhe "Lufta është një forcë që na jep kuptim".

Përgatitur për Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco