Mon(m)a liza dhe piktori

Mon(m)a liza dhe piktori

Nga Luçiano Boçi - 13/02/2022

Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të famshme Leonardo Da Vinçi.

Portreti i saj është i njohur në të gjithë botën. Një bukuri me hire të mrekullueshme. Fama e teknikave që ka përdorur Da Vinçi ndërthuret me cilësitë e portretit. Me tisin hyjnor pamja e saj spikat për buzëqeshjen enigmatike dhe shikim plot dritë që ngjan sikur nuk të shkitet asnjëherë. Është një portret në lëvizje.

E vënë përballë piktorit të famshëm fama e karakterit hyjnor dhe vlera e pikturës së saj ka tejkaluar dhe vetë emrin e Da Vincit.

Njëherë ta shohësh Mona Lizën, pikturën-portret, qoftë dhe në foto digjitale, pamja e saj fotografohet aq shumë e pastër në mendje sa askush nuk mund ta shqisë kurrë.

Në kohën tonë moderniteti të jep mundësinë të shohësh jo më piktura-potrete më shumë se sa potrete-piktura.

Zakonshëm tani në foto. Në dukje të thjeshta por që transmetojnë vlera karakteri të pathëna me valenca simboli. Janë si të thuash piktura virtuoze të jetës që flasin, që frymëzojnë.

E tillë është këto kohë Nënë Liza.

Prej ditësh portreti i saj ka pushtuar ekranet. E veshur me të zeza me pamjen epike, duket sikur vjen nga një legjendë.

Mom(n)a Liza jonë është dhe ajo ‘e bukur’. Bukuria e saj është bruto, një bukuri e fortë dhe e drejtë. Vitet ka lënë gjurmët e tyre në pamjen e saj por dukshëm spikat karakteri i palëkundur. Buzëqeshja e saj vërtet ka humbur ndër vujatje, por më shumë ngjan sot si buzëqeshje e vrarë nga një forcë e ligë, që megjithatë së brendshmi është aty si dëshirë jete.

Vijat e vragta të mendimeve në pamjen e saj ngjajnë si kombinim dritë-hijesh të peneluara nga një gjeni.

Sytë nuk kanë atë shkëlqimin e gëzimit të famshëm të Xhokondës, por kanë brenda atë ngultësinë e vendosmërisë për të qëndruar e rezistuar në të drejtën.

Ajo është e mbushur me dashuri për jetën dhe shtëpinë dhe këtë e shfaq në çdo lëvizje e mimikë.

Dhe nënë Lizën kur e sheh, qoftë dhe një herë, nuk të largohet nga memoria. Një grua e vogël me kurajon sa një mal që sfidoi shtetin e padrejtësive.

Dhe ajo, pati para ca ditësh përballë një  piktor. Por jo tamam piktor. Një si biçim piktori, i cili ka ngatërruar penelin me skeptrin faraonik e kujton se vizaton në erë fate të trishta njerëzish.

Dhe nënë Liza sikurse qindra banorë të 5 Majit nuk pranojnë që fatet e jetëve të tyre të zhgarraviten nga interesat shumë milionëshe të një kryeministri të dështuar.

Ajo nuk u tut. Video e saj e rrethuar me policët bëri xhiron e rrjetit dhe debati me Ramën vulosi superioritetin e portretit të thjeshtë të drejtësisë që mund e diskretiton dehumanizmin e institucionit të kryeministrit në një shtet banal e qesharak.

Fjalë e saj fare të thjeshta e të drejtpërdrejta, zhvlerësuan kilometrat e ftohta të shkresave zyrtare që nuk kanë as shpirt dhe as përmbajtje.

Ato rrëzuan çdo retorikë e propagandë falso e mashtruese të një qeverisje anti qytetare dhe arbitrare.

Nënë Liza është shembull qëndrese dhe revolte.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco