Dritan Abazi, ky profil dhe model i politikanit te kohës sonë

Dritan Abazi, ky profil dhe model i politikanit te kohës sonë

Nga Liri Loshi - 08/02/2022

"Dritan Abazi eshte shume krenar qe eshte shqiptar, qe jeton ne Mal te Zi dhe punon per te drejtat e shqiptareve, po edhe per te gjithe qytetaret tjere ne Mal te Zi". Kjo pra eshte nje deklarate e tij, ku ai e quan veten Dritan Abazi dhe jo Dritan Abazovic qe eshte identifikimi i tij formal. 

Sidoqofte, ceshtja e mbiemrit mendoj se nuk duhet ta marre vemendjen time, po as tuajen. Ajo qe duhet te na interesoje eshte aftesia e nje politikani te ri qe me nje projekt ne dukje te vogel politik, te ndikoje ne transformimin politik te shtetit ku ai jeton, si pjesetar i pakices shqiptare. Ai pra, me subjektin e vogel politik, Levizja qytetare URA (United Reform Action) qe bashkon politikane te etniteteve te ndryshme, arriti te futet ne parlament dhe ne qeverine malazeze, duke i dhene fund nje qeverie te korruptuar te udhehequr nga lideri shumevjecar, Millo Gjukanovic, perkatesisht partia e tij, por duke qene i vendosur njekohesisht per ta mbrojtur deri ne fund sovranitetin dhe integritetin e Malit te Zi nga te gjithe ata qe duan ta minojne ate. 

Ne misoinin e tij, Dritan Abazi kishte para vetes nje sfide te madhe e kjo ishte percaktimi i tij se me cilen force politike do te bashkohej per ta bere qeverine e re te Malit te Zi. Per t'ia hequr "dilemen", pothuaj se nuk mbeti "kujdestar" i kombit shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove qe nuk i telefoni per te bindur qe te bente aleance me Millo Gjukanoviqin dhe subjektin e tij politik, Partia Demokratike e Socialisteve te Malit te Zi, si nje lider dhe subjekt proshqiptar, per dallim nga partia Fronti Demokratik qe ne esence eshte parti proserbe. Dritan Abazi, duke qene i njohur mire me te gjitha zhvillimet e shtetit ku ai jeton si qytetar dhe vepron si politikan , per habine e shumekujt, vendosi qe t'i injoronte te gjitha keshillat e "gardianeve" te kombit dhe t'i bashkohej partise proserbe per ta bere qeverine e Malit te Zi, ku ai mori postin e zevendes kryeministrit. 

Ajo qe beri Dritoni dukej shokuese jo vetem per establishmentin politik shqiptar ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, por edhe per eliten intelektuale, shoqerine civile, analistet etj, te cilet filluan ta vene ne pikepyetje integritetin e tij personal dhe identitetin kombetar shqiptar deri ne shkalle lincimi publik. Mirepo, Dritani vendosi ta mbaje veshin e shurdher nga e tere kjo kakafoni e pseudopatrioteve shqiptare dhe te ecte i patundur ne rrugetimin  e vet politik. Ne nje moment ai kishte deklaruar se dyshonte se te gjithe keta politikane nga Kosova dhe Shqiperia qe i benin presion per t'u bere aleat i Gjukanoviqit, kishin nje piketakim te perbashket dhe se ky piketakim ishte krimi dhe korrupsioni.  

"Secili lider, thoshte ai, po shitet me patriot se tjetri dhe ne fund ne po shohim se te gjithe keta po pasurohen dhe po jetojne si mbreter, kurse ata qe po varferohen dhe po vuajne jane qytetaret e ketyre shteteve me "patriote" te medhenj"! Prandaj ai kishte vendosur qe perpara ta conte projektin e tij me nje kauze te fuqishme perbrenda dhe t'i injoronte te gjithe ata qe e kishin  gojen plot me komb e atdhe, por qe ne esence pasuroheshin per vete ne dem te shteteve qe drejtonin dhe te qytetarve te tyre.
Per ta sendertuar kauzen e tij qe ne qender te projektit kishte Malin e Zi si shtet i mireqenies qytetare, Dritan Abazi kishte nje plan dhe nje strategji. Se pari ai duhej te luftonte viruset qe e demtonin nje shtet shumenacional, pra Malin e  Zi dhe keta viruse ai i kishte identifikuar qarte.  Ishte pra, virusi i korrupsionit dhe virusi i nacionalizmit ekstrem. 

Ai vendosi qe se pari te perballet me virusin e korrupsionit qe po e gelltise mireqenien qytetetare dhe imazhin e shtetit per mbi dy dekada rresht. Keshtu, duke u bere bashke fillimisht me "cetniket serbe" dhe duke e lene ne opozite partine e Gjukanoviqit, arriti ta fuste tharmin e reformimit ne kete parti, per te cilen tashme ishte e qarte se para nje rryme politikanesh te rinj idealiste te profilit te Dritanit, reformimi ishte vetmja aletrantive e mbijetses politike. Roli i Dritan Abazit pra, ishte njesoj sikurse i Albin Kurtit ne reformimin e partive politike opozitare ne Kosove pas fitores se madhe ne zgjedhjet nacioanle te para nje viti. Me virusin e nacionalizmit ekstrem serb, Dritan Abazi do t'i qeroje hesapet tash kur me iniciativen e tij eshte shkarkuar kryeministri Krivokapic dhe qe ka sjelle nje moment te ri per nje konfiguarcion tjeter te qevrise se re, ku te korruptuarit dhe nacionalistet ekstreme pritet te mbesin anash. 

Dritan Abazi pra, eshte profili dhe modeli i politikanit modern qe i duhet jo vetem Malit te Zi, por i duhet Shqiperise, Kosoves, Maqedonise Veriore, Serbise dhe tere Ballkanit. Koha dhe nevoja i lind njerezit e medhenj. Njeri nga keta njerez po duket me qene Dritan Abazi, i cili ka gjasa reale qe te behet kryeministri i pare shqiptar ne Mal te Zi. Kjo duhet ta beje krenar cdo shqiptar, por edhe cdo qytetar tjeter qe lufton per mireqenien qytetare ne shtetin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco