Për Xhafer Devën

Për Xhafer Devën

Nga Daut Dauti - 08/02/2022

Shërbimi Sekret Ushtarak Britanik i ka përgjuar veprimet e nacistëve gjermanë  në  lidhje me formimin dhe operacionet e Divizionit Skenderbeg. Sot, në  arkivin britanik ekziston një  dosje voluminoze e kësaj pune. Por, nuk është  shënuar asnjë  veprim i këtij divizioni për qëllimin që  ishte formuar. 

Në  fotografinë  e parë  të  postuar këtu (Document Top Secret), të  datës 12. 5.  1944, bëhet me dije për një  udhëtim të  Xhafer Devës dhe Ago Agait, të  cilët kthehen nga Gjermania me aeroplan përmes Beogradit. Po aty thuhet se njësitë  shqiptare janë  duke dështuar kundër komunistëve. [Pason teksti i cili për përgjuesit ka qenë  i palexueshëm]. Por, fjalia e fundit është e qartë : ‘Në  këto rrethana, prospekti i veprimeve të  [Divizionit] Skenderbeg është zero.’ 

Në  dokumentin e dytë zyrtari gjerman në Tiranë, me siguri udhëheqës i shërbimit sekret nacist, flet për një  milici të armatosur e cila e ka ndihmuar Divizionin Skenderbeg. Kur kjo njësi është  bombarduar nga aeroplanët britanikë, të  armatosurit i kanë  hedhur armët dhe kanë ikur në mal. Në  pasusin e dytë, zyrtari gjerman ankohet në  Berlin për shkak se fondet që i janë dërguar atij, janë të pamjaftueshme. Ai kërkon që  Kaltenbrunner (ministri i brendshëm gjerman) të  dërgoj më  shumë  para në  Tiranë . Këto para janë  të  dedikuara për ryshfete. Dmth zyrtari gjerman thot se qeveria e Shqipërisë, gjegjësisht gjandarmëria dhe zyrtarët tjerë, kërkojnë  ryshfete nëse gjermanët dëshirojnë  ta kryejnë  ndonjë  punë  përmes tyre.  

Ky dokument nuk flet vetëm për korrupcion. Është  dokument që  bënë  me dije se qeveria shqiptare e asaj kohe, e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, nuk ka qenë  e themeluar e as e kontrolluar nga gjermanët. Sikur të  ishte e tillë , nuk do të  kishte nevojë  për ryshfete. 
Në  fakt, shqiptarët, ndoshta të  vetmit në  Evropë, as që  kanë  patur lëvizje fashiste. Por, gjërat kanë  ndryshuar pas luftës kur historia e shtetit komunist i ka shpallur fashistë  apo bashkëpunëtorë  të  fashizmit të  gjithë  ata që nuk ishin komunistë  apo që edhe ishin komunistë,  por nuk u pajtuan me sistemin e vendosur në  Shqipëri pas viti 1945. 

Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva ishte ministër i brendshëm, nuk ka bërë  asnjë  veprim fashist, siç kanë  bërë  të  gjitha qeveritë evropiane në  shfarosjen e hebrenjëve. Kjo qeveri nuk e ka bërë  as ‘masakrën’ për të  cilën akuzohet kinse ka ekzekutuar  qindra anti fashistë. 

Qeveria e Rexhep Mitrovicës ka qenë  ndër qeveritë  me njerëz  të  arsimuar dhe patriotë. Shumica e anëtarëve të  kësaj qeverie kanë  studjuar në  Austri ose Gjermani. Por, Rexhep Mitrovica, së  bashku me grupin që  u morën vesh, e ka luajtur rolin e domosdoshëm. Ky grup i intelektualëve, menjëherë  pas kapitulimit të  Italisë  dhe rënies së  qeverisë  së  atë hershme shqiptare, ka treguar pjekuri duke e zbatuar parimin themelor politik, i cili thotë se vendi nuk guxon të  mbetet pa qeveri asnjë sekond; çfarëdo  që  është  një  qeveri, është  më  e mirë  se ajo që  nuk ekziston. 

Qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Deva mund të  akuzohen ndoshta për përzënien e serbëve. Kështu së  paku thotë  historia e Serbisë . Dhe, sot të gjitha akuzat për qeveritë e shqiptarëve gjatë  luftës, kur qenë bashkuar pjesërisht trojet shqiptare, kanë  origjinë  në  Serbi. Askund tjetër. Asnjë  nga anëtarët e këtyre qeverive nuk kanë  qenë  kurrë  të  akuzuar nga askush, pos Beogradit dhe Tiranës komuniste, për krime të  luftës apo për ndonjë  lloj tradhëtie. Kjo është  për shkak se nuk kishte baza për akuza. 

Por, një  gjë  duhet mbajtur në mend. Këto qeveri kanë  kontribuar shumë  në  aspektin kombëtar. Pa këto qeveri nacionalizmi shqiptar jashtë  Shqipërisë  me siguri do të  vdiste pas Luftës së  Dytë  Botërore. Këto qeveri e mbollën patriotizmin te shqiptarët. Këto qeveri e bindën shqiptarin e pashkolluar të  Kosovës se mund të  krijojnë  shtet me adminstratë dhe forca të  armatosura shqiptare. Këto qeveri kanë dështuar, por pas vetes kanë lënë idenë patriotike. 

Shumë grekë që gjatë luftës ishin fashistë të tërbuar, sot janë heronj të respektuar në Greqi. A ka protestuar ambasadori gjerman për renovimet që  i bëhën shtëpisë  se Ivo Andrićit më  shumë  se shpesh? Njeriut që e shkroi ABC-në  më  të  përsosur për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit të tyre.

A ka protestuar ambasadori gjerman për rehabilitimin e kriminelit të  luftës dhe bashkëpunëtorit fashist, Draža Mihailovićit? Natyrisht që  jo. As që  duhet se nuk është  punë  e tij se çfarë  objekte renovojnë  shtetasit e vendit në  të  cilin ai është  dërguar përfaqësues. Por, pse ky ambasador për Kosovën nuk e merr të  njejtin që ndrim që  ka edhe për Serbinë ose Greqinë?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco