Frika e Kosovës ndaj liberalizimit të tregut të energjisë

Frika e Kosovës ndaj liberalizimit të tregut të energjisë

Nga Dardan Velija - 08/02/2022

Kosova ka marre obligim liberalizimin e tregut te energjise.

BE vazhdimisht i ben presion Kosoves me e zbatu kete obligim, por klasa politike nuk ka pasur guxim ta beje. Si rezultat, ne mbajme artificialisht poshte cmimin e energjise elektrike.

1. Cmimi artificalisht i ulet mbahet ashtu duke u financu nga buxheti i shtetit, buxhet qe ishte dashte me shku ne zhvillim e jo me financu konsum qe i bjen me i djege kot.
2. Cmimi artificalisht i ulet nuk eshte stimulues per kursim te energjise.
3. Cmimi artificalisht i ulet nuk eshte i favorshem per investim ne kapacitete te reja energjetike.
4. Cmimi artificalisht i ulet nuk eshte i favorshem per investime ne projekte te efikasitetit te energjise.
5. Cmimi artificialisht i ulet e mban koston e larte per shtetin per te financuar tarifat feed-in, tashme te dhena per 10 e 12 vjet per projektet e energjise solare, eolike dhe hidrike.
6. Cmimet artificialisht te uleta te rregulluara e pamundesojne konkurrencen ne distribucion dhe konsumatori ka vetem nje zgjedhje monopoli.
7. Cmimet artificialisht te uleta e ulin motivin per investim te kapaciteteve ngrohese (ngrohtoreve te reja).
8. Cmimet artificialisht te uleta te energjise pamundesojne krijimin e kooperativave energjetike, qe jane trend ne krejt Evropen, ku konsumatoret organizohen dhe krijojne vet/bashkarisht kapacitete energjetike.

E mira e vetme eshte mbajtja e energjise lire per shtresen e varfer me ndihma sociale, por edhe ajo do te mund te zgjidhej lehtesisht me pagese direkte nga shteti.

Mendoj qe cmimet artificiale te uleta nuk jane te favorshme per zhvillimin e vendit, perkundrazi jane pengese.

E njejta vlen edhe per bizneset start-up prodhuese, qe mbase do te ishte mire t'i stimulonim si shoqeri meqe kemi nevoje te madhe per rritjen e tyre, pra duke ua mbuluar nje pjese te kostos se energjise.

Nuk na pelqen rritja e cmimeve, rritja e cmimeve ka ndodhe dhe si ashtu si ashtu ne e paguajme, vetemse nese e paguajme nga buxheti i shtetit e kemi iluzionin qe po na e paguan dikush tjeter.

Por ky iluzion vjen me kosto te madhe zhvillimore.

Shteti mund te nderhyje ndonjehere per ndonje korrigjim kur ndodh ndonje cmenduri ne treg, por financimi i perhershem buxhetor i konsumit te energjise sjell vetem dem ne potencialin tone zhvillimor, askush ne kontinentin tone nuk ka nevoje me shume se ne te kapi trenin e zhvillimit ekonomik.

Kisha dashte me dite cfare te mirash shohin miqt e mij qe e promovojne financimin e nje pjese te kostos se energjise per konsum nga buxheti i shtetit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco