Pilot Komunat që po cenojnë sigurin nacionale të Kosovës

Pilot Komunat që po cenojnë sigurin nacionale të Kosovës

Nga Drizan Shala - 31/01/2022
Pas zgjedhjeve të para lokale në vitin 2000, në Kosovë u funksionalizuan 30 komuna - si njësi bazike të vetëqeverisjes lokale. Në vitin 2005, administrata e UNMIK-ut filloi pilot-projektin për krijimin e komunave të reja ku nga aty filluan edhe komunat tjera me komunitet me shumic Serbe të cilet kanë vepruar në komunat ekzistuese para “ndarjes”.
Pra nga ky veprim jo i matur mir dhe duke parë zhvillimet që janë duke ndodhur më presionin ndërkombetar për jetësimin e Asociacionin të Komunave Serbe në Kosovë të i cili ishte nënshkruar 2013 dhe që nga aty Nën presionin ndërkombëtar, Prishtina pranoi lidhjet mes komunave serbe në Kosovë dhe Beogradit (“lidhjet vertikale”) por refuzoi një institucion që do t’i shoqëronte ato komuna (“lidhje horizontale”) e i cili do të krijonte një entitet të ndarë serb , një AKS me kompentenc ekzekutive.
A është krijuar dhe investuar në infrastruktur në keto pilot komuna nga Serbia  :
 
a. EPS- kompania energjetike e Serbis
 
b. MTS – telekomunikimi i Serbis
 
c. Fabrika e Uijt në veri të Kosovës – investim i Serbis .
 
d. Infrastruktur rrugore duke shpallur tendere për rruget që lidhen më territorin e saj.
 
Çdo të hyre doganore e cila mbledhet nga pika apo përmese pikes 1 dhe 31 do t’ju rikthehet komunave Serbe nga ARDA (Association of Regional Development Agencies ) pra po humbet autonomia shtetrore në këtë pjese.
 
Është interesante dhe për kureshtje që askush ose nuk e kan vrejtur apo e kanë injoruar faktin që për afro 20 vite Serbia ka investuar në dy drejtime atë politik duke të shkaktuar pengesa serioze dhe në anen tjeter investime strategjike për agjenden e saj të shtrirjes se “autoritetit të saj” në çdo hapsirë ku jetonë komuniteti Serb.
 
Në një moment në të ardhmen në raport Kosove/ Serbia ndërtjerash kjo e fundit do të incistojë në :
 
1. Statues të veçantë për targat me iniciale KM .
 
2. Vazhdimin e bllokimit të autoritetit energjetik të Kosovës në atë duke tentuar që të inkasohet energjia e shpenzuar dhe keshtu të jep hapsirë për EPS e saj që në një periudh pas defnimit të situates të ndërhy brenda njesive komunale serbe duke ju ofruar çmimin ma të lirë të energjise dhe kjo rregullohet permese linjeve ndërkombetar duke ta shfrytëzuar rrjetin aktual të privatizuar permese një shume simbolike për sfrytëzim.
 
3. Shitja e uijt nga liqeni i Gazivodes për komunat me shumic Shqiptare e me theksë të veçantë për funksinimin e KEK-ut nese kjo çështje nuk do rregullohet duke ruajtur asetet nationale të vendit përmese garances ndërkombetare për ujrat.
 
Në duhet të jemi të kujdeshem dhe të vemendshem që gabimet eventuale te bera për gjatë bisedimeve mos ti ripërseritem dhe të këtë transparenc totale se çka u zhvillu për dhe mbi statuesin e Kosovës për gjatë ketyre viteve si dhe nga qeveria aktuale mos të bisedojnë për një marrëveshje finale siç patë deklaruar zv.kryeministri i Kosovës pa ditur dhe inkoperuar edhe spektrin e gjere politik por edhe ati shoqrore në këtë periudh.
 
Një rekomandim për kryenegociatorin e Kosovës është që nese ata kërkojn ASK- përtej vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne duhet ti shpallim “Pilot Projektin e Komunave “ të dështuar dhe kështu territoret e marrura komunave ame tju rikthehn dhe kështu për ASK-në të bisedohet vetem për tri komunat në Veri të vendit pa të drejtë ekzekutive.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco