Bullizmi dhe linçimi, shtylla të politikës së VV-së

Bullizmi dhe linçimi, shtylla të politikës së VV-së

Nga Besian Mustafa - 31/01/2022

Një qytetar, profesor, i veshur bukur, në shtëpinë e tij paska vallëzuar – shumë bukur edhe atë, nëse mund të shtoj – një valle tradicionale shqiptare. Për shumkë, kjo do të përfundonte me kaq.

Por jo edhe për një deputete të VV-së që bullizmin e linçimin i kanë vlera themeltare politike.

Do e kuptoja ndonjë koment të saj, ose edhe ndonjë analizë të thellë të formës, qëndrimit, hapave, stilit, taktit, etj. të vallëzimit të profës nga ana e deputetes nëse ajo vallëzimin e ka profesion apo pasion.

Por nuk e kuptoj dot komentin e saj se kjo valle qenka “e pahijshme dhe degjeneruese” dhe se ndaj profës duhet “të marrin masa”. Masa për çka, kolege deputete? Kë e ka lënduar vallja e bukur e profës? Kujt i ka shkaktuar kjo valle dëme fizike, emocionale, pronësore apo çfarëdo tjetër?

Ndërsa komentet e deputetes kanë lënduar rëndë reputacionin, lidhjet familjare dhe gjendjen emocionale të profës. Bullizëm dhe linçim tipik, ky!

Do e kuptoja edhe nëse deputetja e vlerëson vallen tradicionale shqiptare si diçka jashtë mode, “të pahijshme dhe degjeneruese”. S’do pajtohesha me këtë vlerësim, por do e kuptoja të drejtën e saj për t’pasur shijen e saj personale.

Por, a nuk ishte e “pahijshme dhe degjeneruese” kur çante vallen ministri i shëndetësisë, bashkëpartiaku i deputetes, midis dasmës me qindra mysafirë në lokal të mbyllur në kohën kur në Kosovë vlonte pandemia dhe çdo ditë vdisnin mbi 30 qytetarë nga ajo?

Nuk kam parë deputeten ta ketë qortuar atëherë ministrin, bashkëpartiakun e saj.

Kështu veprojnë me këdo që nuk është “i tyre”, e që sipas logjikës së tyre është me automatizëm kundër tyre: ose me ne dhe i “drejtë”, ose kundër tyre dhe gabim, i pahijshëm, degjenerues, tradhtar, hajn, mashtrues...

Kështu e kanë: vallet e tyre, edhe në mes të vdekjeve masive në pandemi, janë fisnike dhe për t’u duartrokitur, ndërsa vallet e qytetarëve që s’kanë pozita pushteti janë “të pahijshme dhe degjeneruese”.

Image

Besian Mustafa

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco