Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë

Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë

Nga Nga Fadil Maloku - 30/01/2022

Kush ka të drejtë në protestat kosovare?

Protestat e sotit, janë kërkesa të njëmendëta apo thjesht një protagonizëm për vetëafirmim politik?

Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë;

1. Kur krijojnë mobilizim konstant dhe vigjilent për demokracinë, në kuptimin e "trajnimit" të ndërgjegjes publike qytetare;

2. Kur janë paqësore, dhe jo të dhunshme (sepse, përdorimi i dhunës me automatizëm kthehet bumerang);

3. Kur stimulojnë pjesëmarrjen aktive qytetare për padrejtësitë publike, e jo promovimin e inateve ideologjike;

4. Kur vigjilojnë vemendjen publike, e jo interesin klanor e grupor qoftë të fraksioneve apo faksioneve të ndryshme të formacioneve politike;

5. Kur, "kujdestarojnë" vetëkënaqësinë eventuale qeveritare duke argumentuar mangësitë e qeverisjes dhe defektet e vendimarrjeve:

6. Kur nuk kërkojnë protagonizëm medial dhe politik, vetëm shkaku i afirrmimit të ca protagonistëve të zhgënjyer me "partituren"paraprake partiake;

7. Kur nuk e kanë synim dhe rekomandim kontestimin e shtetit, por të pushtetit;.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco