Mrekullitë kosovare të ambasadorit amerikan?!

Mrekullitë kosovare të ambasadorit amerikan?!

Nga Fahri Musliu - 29/01/2022
Kan kaluar tri ditë që po mendohem të reagojë apo jo ndaj një pjese të deklaratëls së ambasadorit të ri amerikan në Kosovë dhjënë RTK , dhe më në fund vendosa të ragoj dhe ti shrtojë pyetje konkrete ambasdadorit, se cilat janë ato MREKULLI që unë por edhe shumë miq të mi me të cilët jam konsultuar nuk po i shohim, meqë këtë është dashur ta bëjë gazetari që e ka intervistuar.
.........
HOVENIER: PËRPARIMI I KOSOVËS ËSHTË MREKULLI, POR DUHET ENDE PUNË
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë ekskluzive për RTK-në (e mërkurë, 26 janar) ka thënë se në Kosovë, kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, por ka ende shumë për tu bërë.
"Muajin ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme”, ka thënë Hovenier. Sipas tij këto vite kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme. Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo forcat e sigurisë apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur. Mendoj se është mrekulli. Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara. Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Hovenier.
xxxxxxxx
Zoti ambasador jam i bindur se keni mjaftë informata dhe njohru për gjitha ndodhitë në kosovë, edhe kur e keni përdorë fjalën MREKULLIRA, por unë, si qytetar i Kosovës po ju pyes:
A është mrekulli që Kosova është shtet më i izoluar në Evropë;
A është mrekulli kur nuk është zgjidhur çështja me Serbinë edhe përkundër kapitiullimit më 1999 dhe shpalljës së pavarësisë më 2007?
A është. mrekulli që ka shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë;
A është mrekulli ikja e madhe e popullatës së re nga vendi (vetëm në dhjetor 2021 janë bërë 56.000 aplikacione për viza gjermane);
A është mrekulli që 76% të nxënësve nuk dinë lexim dhe 20.000 diploma të fakulteteve janë të dyshimta (sistem i degraduare i arsimit);
A është mrekulli eksporti i produkteve vendore që nuk është as 10% krahasuar me 90% import;
A është mrekulli shëndetësia kur qytetarët e Kosovës për shërim jashtë vendit harxhojnë 100 milion euro në vit vetëm në klinikat e Beogradit e po aq edhe në ato të Tiranës, Shkupit, Stambollit...
A është mrekulli shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar:
A është mrekulli privatizimi i egër i pronës shoqërore e shtetërore me mbështetjen tuaj;
A është mrekulli mungesa e ligjit për sigurim shëndetësor;
A është mrekulli mosfunksionimi i gjykatave ku janë të grumbulluar me qindramijëra lëndë që presin me vite?
A është mrekulli shkatërrimi i natyrës....
Çka është mrekullia për Ju zotëri Ambasador që ta shohim e ta prekim edhe ne.
Na tregoni konkretisht Ju si miku dhe aleati më i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve?
Unë e kuptoj edhe fjalorin diplomatik, por kjo nuk ka të bëjë fare me te
P.S. Ndalohet çdo koment fyes apo etiketues.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco