Auditori Evropian tregon se pak është arritur për sundimin e ligjit në Kosovë

Auditori Evropian tregon se pak është arritur për sundimin e ligjit në Kosovë

Nga Nita Shala - 10/01/2022

Ditën e sotme është publikuar raporti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve mbi efikasitetin e mbështjetjes së Bashkimit Evropian në periudhën 2014-2020 për sundimin e ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

Auditorët Evropian tregojnë se pak është arritur për rindërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit përkundër 700 milionë eurove që blloku ka dërguar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje e Serbi.

Raporti konfirmon se Kosova e vendet tjera vazhdojnë të kenë probleme me pavarësinë e gjyqësorit, përqendrimin e pushtetit, ndikimin politik dhe korrupsionin. 

Disa nga Rekomandimet shumë të qëlluara drejtuar Komisionit Evropian dhe agjensive të BEsë:

1. të inkurajohen e mbështen reformat themelore në procesin e zgjerimit që do të ndikojnë në përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit, lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit dhe kapjes se shtetit;

2. të intensifikohet mbështetja për shoqërinë civile të angazhuar në reformat e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e medias;

3. të forcohet raportimi dhe monitorimi i projekteve - duke, ndër tjera, përfshirë një seksion 'mësimet e nxjerra' në raportimin përfundimtar të secilit projekt, me gjetje dhe rekomandime për të përmirësuar qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit të ardhshëm.

Në javët në vijim, në Ministrinë e Drejtësisë do të ftojmë Takimin e radhës Koordinues të Partnerëve Strategjikë për bashkërendim aktivitetesh në përmirësim të sundimit të ligjit e shtetit të së drejtës në Republikën tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco