Vuçiqi e Vulini iu kërcënohen fqinjëve me ushtrinë e tyre

Vuçiqi e Vulini iu kërcënohen fqinjëve me ushtrinë e tyre

Nga Adil Fetahu - 13/12/2021

Kryetari i Serbisë, A.Vuçiq, që është shumë i preokupuar me forcimin e ushtrisë së Serbisë, shpeshherë po viziton reparte e komanda të ndryshme të ushtrise së tij agresore, në cilësi të kryetarit të shtetit dhe te komandantit suprem.

Më 10 e 11 dhjetor k.v., vizitoi rajonin e Nishit dhe takimet kryesore i kishte me strukturën komanduese dhe ministrinë e mbrojtjes. Mbajti dy takime të veçanta: njërën me udhëheqjen e ngushtë ma te larte komanduese, në të cilën ishte edhe ministri mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë, Mojsilloviq, ndërsa tjetrën me strukturën e kuadrove të nivelit të dytë komandues. Mori pjesë edhe në një ushtrim ushtarak dhe ne nje prezentim të armatimit.

Në takimet e mbajtura ai u foli për strategjinë e mbrojtjes, për investimet e mëdha që Serbia po bënë në forcimin e ushtrisë, me blerjen e armëve, tenikës, artilerisë dhe aviacionit bombardues. Ai premtoi se në periudhën e ardhshme do të ketë investime edhe më të mëdha për forcimin e ushtrisë, duke përmendur shifrën prej 500 milionë euro më tepër se deri më tash. Serbia duhet të rritë e të forcojë kapacitetet ushtarake. Në vitin 2022 do të kemi përforcime të rëndësishme me pajime dhe armatim. Presim të na vijnë nga Rusia së shpejti sistemi raketor ‘Kornet”dhe përforcime tjera. Përforcime ”të tmerrshme” mund të arrijmë prej vitit 2023 deri më 2025, me arritjen e avionëve gjuejtës-bormbardues, helikopterëve dhe artilerise, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përmendur se do të zbatohet obligimi për shërbim ushtarak, sepse për gjithë atë teknikë, makineri e aviacion që ka arritur dhe do të arrijë, duhen njerëz për ta drejtuar.

Pas kësaj vizite, megafoni i prishur i Vuçiqit, Alleksandar Vullin, që është ministër i policisë (jo i ushtrisë), deklaroi: “Edhe në kohë të rëda, të krizës dhe të mungesës së parasë, për ushtri gjithmonë duhet të ketë. Tash po i shohim rezultatet e kësaj politike që po udhëheqë Vuçiqi. Serbia dhe serbët kudo që jetojnë (shih këtë: kudo që jetojnë, v.j.),mund të jenë të qetë kur kanë ushtri të tillë”!

Sipas asaj që thotë Vuçiqi, përmes Vullinit, ushtria e Serbisë do t’i mbrojë serbët kudo që jetojnë (edhe) jashtë Serbisë: në Slloveni, Kroaci, B-H, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, po edhe në Hungari, Rumani, Bullgari dhe kudo në Europë, Amerikë apo Australi!

A s’është ky kërcënim për shtetet fqinje, ndaj të cilave Serbia pretendon ta ketë rolin e xhandarit të komanduar nga Rusia?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco