Basha në orët e fundit si kryetar i PD

Basha në orët e fundit si kryetar i PD

Nga Çim Peka - 09/12/2021

Karma duket se i eshte kthyer fort Lulzim Bashes. I akuzuar si bese prere, ai sot u pre ne bese nga Departamenti i Shetit.

Trumbetimi me te madhe i vizites se Gabriel Escobar ne Tirane, vizite e cila perkon me diten boterore kunder korrupsionit, si dhe me samitin nderkombetar te Presidentit Biden kunder korrupsionit, kishte krijuar pritshmeri te medha mbi mbeshtetjen qe do ti jepej Bashes, dhe goditjes perfundimtare qe do ti jepej Berishes.

Mashtrimet prej tre muajsh te Bashes kundrejt bashkepunetoreve te tij te ngushte me gjasme sekretin se 'pune ditesh arrestohet Berisha' ditet e fundit ja paten lene vendin mashtrimit te radhes se gjoja Escobar do te vinte ne Tirane me dosjen e Berishes.

Pritshmeria e ngritur be menyre artificiale nga Basha dhe mediat prane qeverise, sot u shfry duke e nxjerre Bashen bllof.

Para pak ditesh, ne prani te ish-sekretares Klinton, Edi Rama u shpreh me gjysme shaka se 'amerikanet pasi mbarojne pune me ty, te pyesin kush je'. Bash kjo ndodhi sot me Bashen.

Pronuncimi per media i ndihmes asistent sekretarit te shtetit Escobar ishte nje shabllon i vaket diplomatik. Ai u shpreh se ShBA presin te punojne me

partine Demokratike pa permendur emra te pervecem. Si te mos mjaftonte kjo, ai u tall me Bashen kur deklaroi se pret ta takoje ne Washington. Ai e di sic e dime te githe qe pas 48 oresh Lulzim Basha nuk do te jete me Kryetar i Partise Demokratike.  Njesoj si zoti Escobar, edhe une e pres Bashen ne studio. Kam tre muaj qe e pres. Por deri me  date 11, se pastaj nuk me duhet gje. As zotit Escobar nuk i duhet gje pas asaj dite.

Madje, as vete Bashes nuk i duhet me ajo vizite. Duhej ta kishte bere keto tre muaj nga fillimi i Foltores deri diten e Kuvendit, per te treguar se e duan amerikanet. Jo se do te perbente ndonje ndryshim per demokratet, pasi ata e kane ndare mendjen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco