A po nderton Edi Rama

A po nderton Edi Rama "tower" per "software" enverian?

Nga Migjen Kelmendi - 02/12/2021

 

BASHKIMI MUNDET ME U BA VETEM TUJ E RIPARUE DHE RILINDE IDENE KOMBETARE DHE GJUHEN SHQIPE NGA DAMET E KOMUNIZMIT

Sot, nji intelektual, njeri i kulturuem, njeri qe ka vetrespekt dhe ndjen pergjegjesi ndaj formimit te tij kulturor, asht rrafsh ne rolin e rilindasve te cilet, mbas shkaterrimit te Perandorise Otomane, u desht me e (ri)inventue perfytyrimin per veten, per gjuhen dhe per idene kombetare.

Shembja e komunizmit dhe liria e Kosoves sot e ven çdo njeri te kulturuem shqiptar para te njajtes detyre dhe pergjegjesi:

ME RIPARUE DAMIN E MADH QE KOMUNIZMI JA BANI IDESE KOMBETARE, GJUHES SHQIPE, HISTORISE DHE TRADITES SHQIPTARE. PEISAZHIT.

Rilindjes dhe Rilindasve u referohet sot kryeministri i Shqipnise Edi Rama ne kuptimin e nji parabolle. Por nga keto sfida para te cilave na vuni komunizmi, z.Rama zgjodhi me u marr vetem me peisazhin. Sepse parabolla e tij 'rilindase' ashtu si e reprezenton AY, asht redukcioniste, e kufizueme, nuk po du me thane as besue se asht manipulative, qe eviton temat e medhaja si Gjuha, Historia dhe Kombi.

Rilindasit u desht me u marr me tana keto tema, e jo vetem me jashtesine prej betoni, çeliku e xhami.

Komunizmi nuk e ka damtue vetem jashtesine, peizashin, hardware'in shqiptar, po dami ma i madh i asht ba Gjuhes Shqipe, idese dhe perfytyrimit tone per kombin dhe per veten, historise dhe tradites shqiptare. Software'it shqiptar.

U deshten vetem 50 vjet eksperimenti komunist me gjuhen, historine, kulturen dhe semantiken per kombin dhe sot, qysh e them shpesh me humor, po te kishte diku nji Albano-detektor, dhe kalon neper to nji shtetas i Shqipnise, ai nuk ban - beep (sic!:)

Me evitimin qe zoti Rama ja ban temave te medhaja si Gjuha dhe Kultura, software'it shqiptar, del se kryeminstri i sotem vetem po e riparon jashtesine, pamjen e jashtme, Tower'in e Softwear'it komunist.

Edi Rama po ja ndreq 'shpine' enverizmit shpirtnor (sic!)

Idealizimi i Shqipnise nga ana e shqiptareve te Kosoves, si dhe dhuna dhe vrazhdesia qe Partia e Punes me Enver Hoxhen e thadruen mbi materien, peisazhin, gjuhen dhe kulturen shqipe, kane ba qe sot gjeneratat e reja me habi dhe shok me u pikepjeke me te kaluemen tone e te tyne.

Kur i tregoj nji te riu sot ne Prishtine, por edhe miqve ne Tirane se une, bashke me gjeneraten teme, me ato para dhe mbas gjenerates teme, deri ne vitin 1972 kemi shku ne shkolla dhe gjimnaze ku mesimi asht zhvillue ne Gegnisht, qe gazeta e perditshme "Rilindja", revista "Zani i Rinis", jane shtyp ne Gegnisht, qe shkrimtaret si Esad Mekuli, Ramiz Kelmendi, Ali Podrimja, Anton Pashku...kane shkrue e botue ne Gegnisht, qe ylli i muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha ka kendue ne Gegnisht, qe Radio Televizioni i Prishtines ka emitue program ne Gegnisht, qe Sabriano Fejzullano:) ka knue ne Gegnisht, kjo sot perjetohet si - shok. Befasi.

Kush i bani shqiptaret me u befasue me vetveten?!

Me u shokue prej gjuhes dhe kultures se vet?!

Kjo asht sfida per nji kryeminister qe ka ambicie dhe perdore parabollen me Rilindjen dhe Rilindasit.

Kjo asht sfida per secilin njeri qe e konsideron veten te kulturuem.

Njisoj si ne Rilindje, shqiptaret duhet ma s'pari me u bashkue ne idene per veten, me u bashkue ne Gjuhe. Aty ku komunizmi na ndau.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco