Basha në këtë proces ringritje duhet të sillet si pjesë përbërëse, integruese dhe jo përçarëse e PD

Basha në këtë proces ringritje duhet të sillet si pjesë përbërëse, integruese dhe jo përçarëse e PD

Nga Ndriçim Kulla - 08/11/2021

Është e vërtetë, e dhimbshme, por plotësisht e vërtetë. Më në fund, asaj që pritej të ndodhte po i afrohen situata domethënëse për të ndodhur.

Bëhet fjalë për çarjen e sforcuar, për përplasjen e sforuar dhe aspak për ballafaqimin e munguar që duhej të ndodhte. 

Partia Demokratike është në një proces demokratizimi, të plotë, të thellë, që duhet të jetë i shëndetshëm për të ardhmen e saj.

Kjo nuk është e pazakonshme kur arrin të konsumohet edhe opozita siç ka ndodhur me Partinë Demokrtatike e cila ironikisht vazhdon në mandatin e tretë dhe kërkon të ruajë stastkuon monotone të humbjeve dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë pa një alarm të vërtetë brenda vetes së saj.

Kjo është ideja dhe parimi i "Foltores", pavarësisht se si ajo etiketohet. Dhe një parim i tille nuk e anashkalon aspak, përkundrazi e nxit, e gjallëron, e nxjerr në dritë debatin, vetëm që ai të jetë me alternativa, gjetje ideore, strategjike.

A po ndodh vallë një gjë e tillë. A po perceprohet kështu kjo situatë nga ana e Bashës? 

Heshtja e tij e deritanishme nuk.mund te që e vërtetë, as në të mirë, as në të keq. Ai është pjesë e historisë së PD dhe i tillë duhet të sillet, si pjesë, përbërëse, integruese, jo përçarëse, e aq më tepër jo me metoda të tilla të stisura enveriste, të ulta, inatçore.

Ështe një normalitet i shëndetshëm që PD të përfshihet nga një rigjenerim i strukturave të saj, që të mos ketë më të emëruar nga lart, por që të ketë garë dhe zgjedhje të brendshme demokratike në çdo forum.

Kjo është vlera më e madhe dhe më e re e "Foltores", demokratizimi kapilar i partisë. Në këtë rigjenerim përfshihet edhe Forumi i Rinisë, i Gruas, dhe i të gjithë mekanizmave të tjerë. 

Është e vërtetë, e dhimbshme, por plotësisht e vërtetë. Më në fund asaj që pritej të ndodhte po i afrohen situata domethënëse për të ndodhur.

Bëhet fjalë për çarjen e sforcuar nga z.Basha, për përplasjen e sforcuar dhe aspak për ballafaqimin e munguar që duhej të ndodhte në PD.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco