Çka po ndodh me çmimet në Kosovë?

Çka po ndodh me çmimet në Kosovë?

- 26/10/2021
Po e shohë se shumëkushi po merret me çështjen e ngritjes së çmimeve pa qenë i kualifikur.
 
E kuptoj se kjo ndikon në buxhetin familjar, por, edhe në cilësinë e jetës, duke filluar prej përmbushjes së nevoja parësore biologjike siç është ushqimi, por, edhe ato teknike që i shfrytëzojm për ditë.
Në aspektin profesional apo shkencor ngritja e çmimeve është normale kur kemi inflacion deri në 1%. Kur e kalon këtë deri në masën e 10%, është alarm. Në nivelin e hiperinflacionit është shqetësuese.

Ne, gjeneratat që e kemi përjetu hiperinflacionin sa ishim pjesë e RSFJ-së dhe më vonë e RFJ-së, na kujtohet shumë mirë se çka ndodhë në gjendje të tillë.

Ngritje dhe ulje të çmimeve do të kemi gjithëmon. Faktorët janë të ndryshëm që ndikojn, siç janë pandemitë, luftrat, kriza të ndryshme ne kohë të caktuara, etj.
Kosova fatkeqësisht është e ndikuar prej këtyre faktorëve. 1/3 e importeve të Kosovës është në kategorinë e energjisë, këtu hynë edhe derivatet e naftës dhe gazit. Kur themi se kemi import të madh nuk duhet të harrojm se nuk kemi burime të mjaftueshme apo fare burime të produkteve të naftës vendore qe mundemi me i zëvendësu.
Faktori tjetër i cili ndikon në Kosovë në rritjen e çmimeve ne mënyrë të drejtëpërdrejtë janë edhe produktet ushqimore që për bazë kanë drithërat. Gruri, misri, luledielli dhe produktet e tyre siç janë, mielli, ushqimi për kafshë, vaji ushqimor ndikojn në kuletën apo buxhetin familjar. Por, jo në masën se sa për momentin po flitet.

Ndikimin më i madh do të jetë në kategorinë indirekte, siç është ndikimi i çmimit të energjisë dhe derivateve. Në këtë kategori në kohë afatshkurte shteti mundet me ndiku në uljen e taksave, akcizave dhe tatimeve te ndryshme. Por, kjo do të ketë efekt në mbushjen e buxhetit të shtetit. Pra, nuk preferohet fare ky hap. Pasi që 10 vitet e fundit kemi punu dhe vepru kundër dhe pa dije si shoqëri në divergjencën e energjetikës, sot, jo që nuk e kishim ble rrymën me 130€/mgwh, por e kishim shit me këtë çmim.

Kësaj qeverie nuk ia kisha lënë të gjithë fajin për rritjen e çmimeve, edhe pse kam shumë rezerva në hapat konkret në fushën e ekonomisë të cilën është duke e implementuar. Për momentin, duhet ta shfrytëzojm mundësinë e rritjes së eksportit dhe ta subvencionojm, që të sjellim më shumë pare në Kosovë, ku sektori privat do të ketë mundësi ti rrit rrogat, ku me rritjen e rrogave kjo ngritje e çmimeve nuk do të vërehet shumë, çka dmth se konsumi i mbrendshëm nuk do të bjen, ku me këtë do të mbahen vendet e punës në sektorin e shërbimeve siç janë zinxhirët e shitoreve ushqimore dhe jo-ushqimore si dhe gastronomia dhe zinxhiri tjetër i furnizimit të këtyre sektorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco