Ambivalenca e Ramës dhe 'Teatri' i rrezikshëm

Ambivalenca e Ramës dhe 'Teatri' i rrezikshëm

Nga Melazim Koci - 27/09/2021

"Cfare do ambasadori rus (ne kufi me Kosoven)? Imagjinoni qe ambasadori amerikan te shkonte ne kufi. Ky eshte nje teater. 

Eshte shkrepesja qe ndeze institucionet", tha kryeministri i Shqiperise, Edi Rama gjate qendrimit ne Prishtine, duke shperfaqur (pavaresisht ekzaltimit te disave) ambivalencen e qendrimit zyrtar te Tiranes ne raport me zhvillimet e fundit ne kufirin Kosove - Serbi. 
Pse ambivalence?

Sepse Rama pohon se kemi te bejme me teater, por qe mund te ndeze institucionet, kerkohet njohja e pavaresise se Kosoves(nga Rama ne OKB), por paraprakisht jetesimi i Ballkanit te Hapur? Njera dhe tjetra bashke nuk shkojne!

Por, me teper aktualisht nuk mund te pritet nga kryeministri qe vazhdon me kembengulje te thote se rruga e duhur qenka Ballkani i Hapur. Eshte pikerisht projekti i Ballkanit te Hapur, qe ngriti orekset e Beogradit dhe trimeroi pushtetin atje te dergoi tanket dhe gjithe armatimet ne kufi me Kosoven. 

Tanket serbe vetem 2 kilometra nga Kosova nuk jane teater, por mesazh transparent i Beogradit se nuk pranon barazi, as ne rrafshin e targave te veturave dhe lere me ne sfera tjera me Kosoven.

Procesi i Berlinit ishte projektuar pikerisht mbi bazen e barazise se 6 subjekteve dhe obligonte Serbine te njihte shume segmente te pavaresise se Kosoves (targat, diplomat, dokumentacionin...). Kete Beogradi nuk arriti ta gelltite dhe rrjedhimisht u projektua nje tjeter (Ballkani i Hapur) qe mjegullonte pergjegjesine e Serbise per minimin e kesaj nisme. 

Dhe ja ku jemi sot - ne vend se te behet teme mosgatishmeria e Serbise per jetesimin dhe avancimin e Procesit te Berlinit, debatohet per motivet e Kosoves, Bosnjes dhe Malit te Zi per te refuzuar Ballkanin e Hapur. 

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ende nuk e ka shpjeguar nje dileme: perse eshte dashur te anashkalohet Procesi i Berlinit dhe te perqafohet Ballkani i Hapur? Cfare i mungon Procesit te Berlinit?

Por, duhet perkujtuar se Ballkanit te Hapur i kishte paraprire projekti i fshehte per coptimin e Kosoves, qe u evitua nga Perendimi, pos tjerash edhe per te shmangur ndarjen e Bosnjes dhe rrjedhimisht nje krize te  madhe ballkanike, ne te cilen pashmangshmerisht do te perfshiheshin shume vende te rajonit dhe ndoshta edhe me gjere.

Gjitha keto levizje behen ne kohen kur ne Beograd, nga nivelet me te larta trumpetohet per "Boten serbe", qe objektiv kryesor ka minimin e shtetesise se Kosoves, Bosnjes dhe Malit te Zi. 

A mund te jetesohet Ballkani i Hapur ne keto rrethana? Po, nese paraprakisht Serbia eshte e gatshme te njohe pavaresine e Kosoves dhe shtetesine e Bosnjes dhe Malit te Zi. 

Cdo gje tjeter eshte jo vetem "teater", por edhe loje e rrezikshme me paqen ne Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco