Kur hajduti bёrtet, 'Kapeni hajdutin'

Kur hajduti bёrtet, 'Kapeni hajdutin'

Nga Islam Lauka - 15/09/2021
Nё konferencёn e djeshme tё shtypit me kancelaren Merkel, Edi Rama akuzoi Kosovёn se nuk po e shfrytёzon nismёn “Ballkani i hapur”, por po merret me konspiracion. Nё qoftё se ka njeri qё po merret me konspiracion, atёherë, ky ёshtё vetë Edi Rama, nё bashkёpunim me presidentin serb, Vuçiç, kundёr shtetёsisё sё Kosovёs. Kёsaj i thonё: hajduti bёrtet, “Kapeni hajdutin!”.
As Mali i Zi, as Bosnje-Hercegovina, nuk e kanё mbёshtetur “Ballkanin e hapur”, por pёr Ramёn kjo nuk ka fare rёndёsi. Problemi ёshtё Kosova. Duket se midis tij dhe Vuçiçit ka njё ndarje tё detyrave: Rama tё “bindё” shqiptarёt e Kosovёs, Vuçiçi-Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinёn, me qёllim qё edhe kёto vende t`i bashkohen nismёs sё tyre.
Mbase, Rama ka menduar se shqiptarёt mund t`i bindё kollaj, duke u paraqitur para tyre me mantelin e “babait tё kombit”. Por ai duhet ta dijё se manteli i pretenduar prej tij ёshtё bёrё zhele, qё nё vitet `90, kur ai nuk e tha asnjё fjalё, nё mbёshtetje tё rezistencёs sё shqiptarёve kundёr dhunёs shtetёrore serbe; nё vitin 2013, kur nё vizitёn e parё nё Kosovё, gjatё fjalёs sё tij nё Kuvend, injoroi figurёn historike tё presidentit Rugova dhe njё pjesё e mirё e deputetёve e braktisёn sallёn; nё vitin 2018, me mbёshtetjen e tezёs pёr ndarjen e Kosovёs; nё vitin 2020, me mbёshtetjen e minishengenit ballkanik; kёtё vit, me “Ballkanin e hapur”, etj. etj. gjithnjё, me qёndrime qё cёnojnё rёndё interesat jetike tё Kosovёs dhe favorizojnё ato tё Serbisё.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco