Pasojat e ngrohjes globale

Pasojat e ngrohjes globale

Nga Elbasan Bytyçi - 18/07/2021

Ndryshimet klimatike tani më janë duke ndodhur, ndërsa në vitet dhe dekadat e ardhshme do të rritin ndikimin në elementet thelbësore të jetës kudo në botë.

Këto ndikime shtrihen përtej rritjes së temperaturës, duke prekur ekosistemet dhe komunitetet në mbarë botën. Gjërat nga të cilat ne varemi si: uji, energjia, transporti, bujqësia, ekosistemet dhe shëndeti i njeriut.

Ngrohja globale ka pasoja të ndryshme. Valët e nxehtësisë në njërën anë dhe përmbytjet në anën tjetër janë bërë më të shpeshta, reshjet po bëhen më intensive, niveli i detit po rritet, këto janë ndër pasojat e ndryshimit të klimës që shihen çdo ditë. 

Bujqësia do të jetë njëra ndër fushat më të prekura nga ndryshimet klimatike. Përveç thatësirave dhe vërshimeve do të ketë edhe efekte tjera. Me rritjen e temperaturës mesatare globale në shumë vende përmes ndryshimit të ciklit të stinëve do të ngadalësohet perioda e vegjetacionit me çka edhe ndryshon koha e të mbjellurave dhe të korrjeve. Përshtatja e farës dhe bimës në temperatura më të larta do të jetë sfida kryesore në bujqësi.

Me pak fjalë, ndryshimet klimatike ndryshojnë botën, në të cilën jetojmë, me ndikim në natyrë, shoqëri, ekonomi dhe në përgjithësi jetën tonë të përditshme. Disa prej efekteve të këtyre ndryshimeve janë shkrirja e akullnajave, rritja e nivelit të detit, rritja e ditëve me nxehtësi ekstreme, në disa vende vërshime e vende tjera thatësira e shumë e shumë fenomene tjera.

Nëse shikojmë raportin e pestë nga IPCC (Intergovernmental Panel on Climate Change – Paneli Ndërshtetëror për

Ndryshime Klimatike), i cili bazohet në mijëra rezultate të publikuara nga hulumtues nga e tërë bota, tregohet qartë ndikimi i vetë njeriut në ndryshimet klimatike. Sipas shumicës së shkencëtarëve që merren me hulumtime të klimës, faktori kryesor për ngrohjen globale të kësaj periudhe kohore është faktori antropogjen, do të thotë vetë njeriu përmes rritjes së përdorimit të lëndëve djegëse fosile, prerjes së pyjeve tropikale (pyje të shiut) dhe veprimeve tjera të ngjashme. Këto rritin sasinë e emetimit të gazrave serë si CO2 (dioksidi i karbonit), Ch4 (metani) etj. në atmosferë dhe kjo rrit efektin serë dhe kështu vjen deri tek ngritja e temperaturës në shkallë globale.

Më poshtë, në mënyrë grafike janë paraqitur numri i ditëve në vit, kur temperatura maksimale arrin vlerën 30 °C, TX ≥ 30 °C, të njohura si ditë tropike apo ditë të nxehta, si dhe trendi për periudhën 1981 - 2010 për Dragash, Prishtinë, Pejë dhe Gjilan.

Trend të rritjes së ditëve të nxehta vrehet në të gjitha qytetet e krahasuara, por, trend më pozitiv për ditët kur TX ≥ 30 °C tregon Prishtina.

Për më shumë referohuni grafikëve në vazhdim të punuar përmes climPACT2 ne R.

Sqarim. Të dhënat e përdorura janë të dhëna nga dataset të ndryshëm dhe modele të ndryshme klimatike të punuara nga Climaproof.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco