Programi i Qeverisë Kurti II vs Realiteti i Qeverisë Kurti II

Programi i Qeverisë Kurti II vs Realiteti i Qeverisë Kurti II

Nga Nga Alban Zogaj - 30/06/2021

1. U premtua rritja e pagës minimale në 250 EUR!? Asnjë fjalë nuk u tha në këtë drejtim, e aq më pak ndonjë nismë apo vendim! Për më tepër, Qeveria po tërhiqet krejtesisht nga ky premtim!

2. U premtua mbështjetje direkte e kreditimit për bizneset prodhuese! Asnjë veprim e vendim në këtë drejtim. 

3. U premtua punësim i garantuar për të rinjtë, dhe se Qeveria do të paguaj pagën minimale te tyre për 1 vit, për secilin të ri që punësohet për herë të parë!? Asnjë veprim apo vendim në këtë drejtim. 

4. Deklaruan se do të emetohen bono thesari të dedikuara për mërgatën! Asnjë vendim e asnjë veprim.  

5. Premtuan se do të miratojnë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim! Asnjë fjalë nuk u tha për to, asnjë nismë e asnjë vendim. 

6. U premtua krijimi i Fondit Sovran! Asnjë fjalë, asnjë nismë e asnjë vendim.

7. Deklaruan se do të krijojnë Agjencinë Zhvillimore! Asnjë fjalë, asnjë nismë e asnjë vendim.

8. Premtuan krijimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës! Asnjë fjalë, asnjë nismë e asnjë vendim.

9. Programi i shtesave për fëmijët, ku fëmijët nën moshën 2 vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove, kurse për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, do të përfitojnë 10 euro në muaj! Asnjë fjalë, asnjë nismë e asnjë vendim.

10. Premtuan se do të ridisejnojnë politikat fiskale? Asnjë fjalë, asnjë nismë e asnjë vendim.
Dobet, shume dobet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco