Në kohë të ndryshme e me njerëz të tjerë

Në kohë të ndryshme e me njerëz të tjerë

Nga Esad Dujaka - 29/06/2021

Në shekullin 20-të historia dëshmon se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë i kanë shpall luftë Gjermanisë fashiste! Adolf Hitleri, sipas historisë, asnjëherë nuk e tha as të vetmën fjalë pse dhe si ngjau kjo, pra çfarë zori i madh i shtyri të merrnin një vendim të tillë para botës !?

Edhe Serbia para më shumë se 2 dekada me tanë "arsenalin" më të egër ushtarak sulmoi në të tria anët e YU, e së fundi mbi Kosovë! E shih tani, qe sa vite përpiqet t'i shpall fajtorë të tjerët, pra edhe Shqiptarët e Kosovës,  edhe forcat e NATO-së, që sipas Beogradit, "detyruan Serbinë që të heq dorë nga mbrojtja e integritetit të Serbisë së pafajshme" (me Kosovën "si pjesë e saj")...

Prapë histori: Më 7 dhjetor 1970, kancelari i njohur gjerman, Vili Brand, gjatë vizitës në Varshavë të Polonisë, jasht protokolit, ka rënë në gjunj në një shesh të Varshavës, duke iu bërë nderime polakëve që humbën jetën gjatë Luftës së 2-të Botërore me Gjermaninë.

Ky nderim i papritur por aq njerëzor i Brandit, bëri bujë aso kohe ndërkaq që ka hyrë në histori...

Dhe, a duhet të presim se ndonjë prijës politik ose shtetëror nga Beogradi do ta bënte një veprim të tillë në Reçak, Meje, Poklek, Prekaz e gjetkë...?! Unë ende se besoj këtë... 

Fqinjët veriorë të Kosovës shtet, po bëhen gati që këto ditë të vijnë në Gazimestan ( afër Prishtinës), si çdo verë tjetër, që në emër të "riteve fetare", por me qëllimin tanim të njohur - që ta ngjallin urrejtjen shekullore ndaj popullit shqiptar! Jo vetëm me kaq - por edhe t'ua hapin shqiptarëve të Kosovës plagët e pashëruara pas krimeve të luftës e deri te gjenocidi, plagë këto ende të pashëruara deri sot ...

Për fund:Brandi dhe Vuçiqi, mendoj thellë se dallojnë bukur shumë si njerëz e si liderë -mu  si nata me ditën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco