'Beteja e Kosovës', përrallë koti pa përmbajtje!

'Beteja e Kosovës', përrallë koti pa përmbajtje!

Nga Driton Tali - 28/06/2021

 

Rashka shpërbëhet në vitin 1371, kur në betejën mbi lumin Marica u mposhtë ushtria e Vukashinit, i cili u vra bashkë me vëllain e tij Ugljeshën.

D.m.th., Kurora e mbretit ra në dorë të Sulltanit që atë vit (1371).

Djali i Vukashinit, Marko (Kraljeviç Marko), ishte vazal i Sulltanit, që nga atëhere (1371).

"Kraljeviç Marko" shkonte edhe në beteja pushtuese për Sulltanin.

Realisht që nga kur "Uroshi i Dobët" (Uroš Nejaki) u bë perandor (1355) nuk kishte më de facto "Perandori" serbe (Rashkë) mbi Kosovë.

Sulltan Muratin e I'rë e vrau djali i tij Pajaziti.

Sa për hirë të argumentit të them se vrasja e familiarëve në "Dinastinë e Osmanit" ishte e zakonshme.

Edhe Murati i I'rë i kishte vra vëllezërit dhe djemtë e tij (Ibrahimin, Halilin dhe Savçiun) për Fron.

Zatën kjo qasje osmanët i çoi në "luftë civile" nga viti 1402 e deri 1413. Kjo ndodhi kur Pajaziti i I'rë e humbi "Betejën e Ankarës" (1402) dhe pastaj krisi belaja në mes djemëve tij për Fron.

Sidoqoftë, pjesët e brendshme (organet e brendshme) të Murati të I'rë janë të varrosura në Tyrbe të Mazgitit. Kurse pjesët e trupit në Bursë. Në Tyrben e Sulltan Muratit, në kompleksin Hydevendigash (Hüdavendigâr).

Sulltan Murati i I'rë ishte sufi (apo dervish) nuk ishte suni. Andaj u varros në tyrbe.

Prandaj asnjëhere nuk u gjend asnjë artifakt për këtë betejë!!!

Po të kishte ndodhur ajo betejë, ashtu siç e thonë disa autorë serbë (ku u konfrontuan dhjetëra mijëra ushtarë - disa e çojnë deri mbi njëqind mijë nga të dy palët), sot do të kishim muze "të famshëm" me relikte të shumta.

Sigurisht se për muze Serbia nuk do të kursente. Ajo edhe ashtu shpenzoi aq shumë në projekte (koti) të shumta e të shtrenjta si psh: ndërtimin e përmendoreve të ndryshme; publikimin e qindra teksteve; dokumetarëve televizive; dramave teatrale dhe televizive; serive filmike; madje edhe filmave artistikë shumë të kushtueshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco