Fore popash!

Fore popash!

Nga Avni Zogiani - 10/06/2021

Nje presion i eger ndaj Qeverise se Kosoves po fokusohet pikerisht ne kohen e perpjekjeve qe Kosova te behet pale ne dialog, nga ç'ishte per se paku 10 vjet, nje pranuese pasive e pasojave e kompromiseve ne kurriz te shtetit e sovranitetit te saj.

Pikerisht tashti kur Kosova perpiqet te krijoje subjektivitet ne marredhenje nderkombetare, prifterinjte e Kishes Serbe vendosin t'i bashkohen presionit lokal ndaj qeverise, e sigurisht qe ne Prishtine ka mjaftueshem njerez qe i bashkohen ketij presioni e provokimi.

Aranzhimet e kahmotshme nga partite e korrupsionit qe nga procesi i Vjenes, tek Pakoja e Ahtisaarit, e deri te raundet e nje pas njeshme te Brukselit kane krijuar hapesira te çuditshme ligjore e pyka ne sovranitetin e vendit sidomos ne marredhenje me Kishen Serbe ne Kosove. Keto anomali nuk mund te hiqen brenda nje a dy muaj, e as nuk mund te sillemi sikur nuk ekzistojne.
Sot zhurmen me te madhe e bejne perkrahesit me te medhenj te aranzhimeve te tilla paradoksale qe gjymtuan shtetin, duke i dhene hapesira te tilla ligjore komunitetit serb qe e bejne ate nje komunitet paraligjor. 

Te  njejtit qe bejne kte zhurme, po t'i pyesesh sot a duhet shfuqizuar Pakoja e Ahtisaarit, e cila edhe ashtu nuk u pranua nga organizatat nderkombetare te cilave u dedikohej, kercejne si zorra ne prush, duke e ngritur kte Pako ne nje nivel sakral, te paprekshem. 
Ama kur atyre iu duhet ta bejne luften e tyre politike e partiake, fare s'ia pertojne te kercejne me akuza a thua se keta dy muaj te Qeverise Kurti u krijuan keto hapesira te veçanta ligjore per serbet.

Pra kemi te bejme me hilexhi, te cilet me se paku kane per qellim krijimin e nje shteti me sovranitet, sepse atyre pra s'iu pengoi kurre kur ky sovranitet u cenua ne proceset e lartcekura ku te gjithe u futen me tere qenien, pa asnje dyshim!

Kosova pra ka kaluar neper nje proces fort te çuditshem shtet-ndertimi, ne te cilin sovraniteti u dyzua, e identiteti u sajua ne menyrat me te çuditshme dhe me te paprecedente. Zhberja e demeve te tilla nuk eshte e lehte, dhe sigurisht qe s'behet per dy muaj. 

Prandaj duhet pasur kujdes qe te mos zhytemi ne keto prsionet si te ishin te koordinuara te kishes serbe dhe aktereve lokal ne Prishtine, te cilat kane per qellim pikerisht pamundesimin e Kosoves qe te sillet si subjekt i marredhenjeve nderkombetare!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco