Ideja dhe qëllimi i fashizmit serb nuk janë mposhtë

Ideja dhe qëllimi i fashizmit serb nuk janë mposhtë

Nga Halil Matoshi - 08/06/2021

“Nermin-eee, hajde”!😱

(Ne kemi nevojë për klithmat e viktimave të Srebrenicës)

Baba Rama e thirrte t’birin:

“Nermin-eee hajde ..., lirisht tek serbët, të gjithë hajdeni...”

1.
Kjo ishte thirrja ma e trisht dhe përshkrimi i dokumentuem - tuj ndodhë - i mizorisë së fashizmit serb, në Srebrenicë, mizori që e mbylli shekullin e 20-të tuj e përseritë vetën në Mejë dhe gjithandej në Kosovë.
2. 

“Nermin, hajde", është skulptura qe evokon tmerrin e Srebrenicës së 11 korrikut 1995. 
Fotografinë e Ballkanit të fundshekullit 20.
Kjo është piktura e shtangur  (vepër e Mensud Keco) që klith, klithma e fundit e Ramo Osmanović-it i cili ishte detyrue nga barbarët e Ratko Mladić me e thirrë të birin, strehue n’malet rrotull, ngase i ishte thânë se nuk ka me u ndodhë asgjâ.
3.

Trupat e Ramo dhe djalit të tij Nermin u gjetën në vitin 2008 në një varrezë masive ngat Srebrenicës.
Kjo âsht thirrja e nji babe të cilen nuk e dëgjoi Zoti, kurse njeriu religjioz në emnin e po atij zoti shkrepi plumbat e urrejtjes patologjike mbi Ramo, Nermin dhe 8372...njerëzve, të cilët nuk kanë nevojë për ne-siç tha Hanah Kral - ne kemi nevojë për klithmën e tyne!?
Me u vërtetu nëse ende jemi njerëz!?
4.

Kjo thirrje tash âsht ngurtësu dhe u flet epokave për njerëz mizorë, që munen me ia behë kurdo e kudo, nga honet e funbotshme, si monstrumët Karadjić e Mladić dhe shefi i tyne n’Beligrad, Milošević...
Fashizmi nuk ka vdekë. 
Ideja jeton, thotë Primo Levi në librin “A është, vallë, njeri…?”, shkru e botue më 1947-ën, pas daljes nga kampi i përqendrimit në Auschwitz.
5.

Sot kur Monstrumit Ratko Mladić TPJI ia konfirmoi dënimin me burg të përjetshëm, nuk mundet me u thanë se ishte satisfaksion moral për viktimat, përderisa krijesa e tij kriminale Republika Srpska jeton!?
Porse, ky konfirmim sëpaku vjen si nji vëmendje se bota e lirë nuk i harron krimet dhe gjenocidin.
6.

Po sot, nji tjetër gjeneral famëkeq serb, Ljubiša Diković (pjesëmarrës në fushatën gjenocidale serbe në Kosovë, 1999) u zotu se ushtria serbe herdokur do të krhehet në Kosovë!?
Kjo âsht sinjal për ndërgjegjen e njerëzimit se fashizmi nuk ka dekë, vetëm kërkon rrethana të favorshme me u rishfaqë!?
Bota tue legjitimu krijesat kriminale të gjeneralëve si Mladić, te modelit Republika Srpska, e ka inkuraju fashizmin serb për masakra të reja, spastrim etnik dhe krime gjenocidi, sepse qëllimi i tij qëndron i pamposhtun!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco