Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta pastrojnë plehun politik të dy dekadave të funidt

Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta pastrojnë plehun politik të dy dekadave të funidt

Nga Kim Mehmeti - 05/06/2021

Mediat raportojnë se kryetari i BDI-së paska njoftuar se ardhmja e partisë së tij do ketë ‘ngjyrë të gjelbër’, pra se do merret me probleme ekologjike!

Shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur politikanë të lloj-llojshëm, por asnjëri nga ata nuk është tallur me popullin e vet sa kryetari i BDI-së, i cili ose ai vetë është i tillë, ose neve na konsideron ‘trutrashë’ e të verbër.

Por, siç duket, ai beson që nuk shohim se komunat e drejtuara nga BDI-ka kanë një shenjë njohëse: kriminalizimin e plotë të tyre, degradimin e arsimimit, lumenjtë e shndërruar në deponi mbeturinash, mafian ndërtuese, në të shpeshtën e rasteve të drejtuar nga kryetarët e komunave….

Për ata që mendojnë se jam i prirë nga inatet personale ja një propozim: jo një livadh, por më gjeni në brigjet e lumit Treska një vend të vetëm pa plehra ku mund të uleni me familjen e të pushoni dhe, nëse e gjeni, unë do kërkoj falje dhe kurrë më nuk do merrem me aktivitet publik.

Andaj kushdo që donë të merret me problemet ekologjike, ai do duhet të fillojë me pastrimin e plehut politik, që dy dekadat e fundit e ka mbuluar shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco