Si dhe nga kush u humbën ditët e pushimit të zyrtarëve publik

Si dhe nga kush u humbën ditët e pushimit të zyrtarëve publik

Nga Nazmie Krasniqi - 25/05/2021

Ligji Nr. 06/L-114 për zyrtarët publikë konkretisht Paragrafi 4 i Nenit 18 e specifikon: Pushimet e zyrtarëve publikë rregullohen sipas Ligjit të Punës Neni 32 i Ligjit të Punës e specifikon se “I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër (4) javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar”.  Zgjatja e pushimit vjetor përcaktohet varësisht nga stazhi i punës, ku për çdo pesë (5) vite të përvojës së punës, shtohet një ditë pune. 

Paragrafi 5 i Nenit 18 të Ligjit Nr.06./ l-114 për zyrtarët publikë e konkretizon, se kriteret dhe kushtet e orarit të punës dhe pushimeve përcaktohen nga qeveria me akt nënligjor. Neni 9 i Rregullores Nr.12/2020 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë e specifikon: 1. 
Zyrtari publik për çdo vit kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej njëzet (20) ditëve. 2. Pavarësisht nga Paragrafi 1 i këtij neni, zgjatja e pushimit vjetor përcaktohet varësisht nga stazhi i punës, ku për çdo pesë (5) vite të përvojës së punës, shtohet një (1) ditë punë. 

Legjislacioni i aplikueshëm në Republikën e Kosovës nuk e mohojnë një të drejtë që është fituar nga legjislacioni paraprak për shërbimin civil. Legjislacioni i ri nuk ka karakter retroaktiv dhe ka hy në fuqi në vitin 2020 dhe zbatimi i tij fillon prej datës 30 qershor të vitit 2020. 
Ligji për shërbyesit civilë është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin për zyrtarët publikë për avancimin e funksionimit të administratës dhe si pjesë e reformës së Administratës, por assesi nuk ka për qellim të veprohet në retrospektiv edhe për 20 vitet paraprake duke ju mohuar të drejtat e fituar shërbyesve civil. Por fatkeqësisht përllogaritja e pushimeve vjetore për shërbyesit civil nga njësitë përgjegjëse të burimeve njerëzore po bëhet vetëm  Ligjin për zyrtarët publikë.

Shqetësuese është, se llogaritja e të drejtës se pushimit në bazë të përvojës ka filluar te zbatohet edhe për periudhën kur ishte ne fuqi ligji i vjetër për shërbimin civil, pra automatikisht me këtë llogaritje kanë humbur të drejtën e pushimit të caktuar me LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS . 

Shtrohet pyetja, si dhe nga kush u humbën ditët e pushimit të zyrtarëve publikë. Nëse drejtoheni te njësitë përgjegjëse të personelit brenda një institucioni publik dhe kërkon raport për ditët e pushimit të këtij viti aty e sheh se të mungojnë ditët e pushimit, që kemi fituar në bazë të përvojës të përcaktuar me legjislacionin e vjetër, ku çdo dy vite ke fituar një ditë pushimi. 
Pas një insistimit për të kërkuar sqarim po thuajse në të gjitha institucionet merr një përgjigje të thjeshtë: Tash kështu e parasheh ligji për zyrtarët publikë, përveç humbjes së drejtës së pushimit, shqetësuese është moskuptimi, apo mos përgjegjësia çka do të thotë, të mohosh një të drejtë zyrtarëve, që kanë fituar me ligj.

A guxon të ndodh diçka e tillë në një shoqëri demokratike, dhe pse institucioni përgjëgjes për zhvillimin e politikave të nëpunësve civilë nuk ka bërë një interpretim ligjor dhe ti udhëzojë të gjitha institucionet publike, si të veprojnë në raste, kur ka paqartësi dhe mos të lejon të ndodh një praktikë e tillë, pra t’u mohohet një e drejtë, që e ka përcaktuar ligji. 

Andaj edhe njëherë vërtetohet, se përgjegjësia institucionale dhe e pozitës zyrtare është në një nivel jo të duhur dhe shumë shqetësues. Padrejtësitë janë aq të mëdha sa po ju lihet hapësira disa individëve të veprojnë si në kompani të veta, dhe kjo për arsye se shumë të tillë e kanë pranuar pozitën e shefit, duke mos pasur kapacitetin për menaxhuar zbatushmërinë e ligjit, bashkëpunimin brenda institucioneve dhe ndërinstitucional, koordinimin e aktiviteteve, trajtimin e barabartë në bazë të përgjegjësive.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco