Eurovision - një festival i kotë dhe diskriminues

Eurovision - një festival i kotë dhe diskriminues

Nga Daut Dauti - 24/05/2021

Kush i mbanë në mend më shumë se dy emra të fituesve të Eurovizionit? Askush. Që nga viti 1956, kur ka filluar ky festival garues, e deri mbrëmë, bota i mbanë mend vetëm dy emra: ABBA dhe Celine Dion.

Në botën e muzikës Eurovizioni nuk ka domethënie të rëndësishme. Cilësohet më shumë si festival i kotë se diçka tjetër. Britania, vendi i muzikës, në këtë festival merr pothuaj çdo herë ‘nul point’ dhe kjo gjë në këtë vend është shndërruar në hajgare. Në anën tjetër, të gjithë fituesit e Eurovizionit e kanë ëndërr të këndojnë në Britani, por nuk arrijnë kurrë.

Eurovizioni e ka humbur kuptimin qëkur iu bashkuan shtetet e Lindjes dhe që nga atëherë është shndërruar në platformë ku këto vende shprehin dashurinë e tyre për popujt e afërm e jo për muzikën. Kjo është arsyeja që më shumë është i popullarizuar në këto vende se sa në ato të Perëndimit. Prandaj, pasi që tashti kryesisht nuk ka të bëjë me muzikë, duhet të ndërpritet. Ky është rasti më eklatant ku shihet diskriminimi institucional ku një vendi evropian, Kosovës, i ndalohet pjesëmarrja kurse vedeve jevropiane iu lejohet.

Gjon Muharremi do të mbahet mend te shqipatarët dhe zvicëranët, por jo ma gjërë. Suksesi i tij i mbrëmshëm do të ketë efekt më shumë në përmirësimin e reputacionit të shqiptarëve në Zvicër se sa në muzikë. Shqiptarët që dëshirojnë të kenë suskses në botën e muzikës, duhet ta kalojnë rrugën e Ritës dhe Duas. Pra, të vijnë në Britani ose të shkojnë në Amerikë, sikur Bebe Rexha e Ava Max. Kjo është rruga.

Megjithatë, nuk do të thotë që në Eurovizion nuk ka pasur asnjëherë këngë të mira. Ta zëmë, kënga "Si la vie est cadeau" (1983) dhe ‘Ein bißchen Frieden’, e intepretuar nga Nocole në vitin 1982, me siguri janë më të mirat deri më tani. Por, edhe një herë: kush i njeh këto dy këgëtare sot? Askush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco