Autoriteti i KS te OKB për zgjidhje paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

Autoriteti i KS te OKB për zgjidhje paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

Nga Zyhdi Hajzeri - 23/05/2021

Parimi i gjashtë i kartës së Kombeve të Bashkuara i Neneve (33-38) përcakton autoritetin, dhe në mënyrë specifike sqaron  ndërhyrjen e këshillit të sigurisë në kompetencat e tij,  roli i Këshillit në trajtimin e kësaj problematike nuk është më shumë se roli i ndërmjetësit në mes te palëve te cilat janë ne konflikt e te cilat i nxit që të kërkojnë një zgjidhje ose me mjete paqësore të parashikuara për zgjidhjen e çështjes e cila nuk është  e kufizuar vetëm ne nenin 33, ndërmjetësimin, pajtimin, arbitrazhin, zgjidhjen paraprake, ose ndonjë mjet mbi të cilin zgjidhen mosmarrëveshjet. Mosmarrëveshjet te cilat nuk mund te zgjidhen ne mënyrë paqësore ne mes palëve ne konflikt, atëherë Këshilli i Sigurimit mund te ndërhyj duke e përdor autoritetin e tij për zgjidhje paqësore  nga fakti që vazhdimi i mosmarrëveshjeve të tilla do të rrezikonte ndjenjën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare apo çfarëdo situate e cila do te dërgonte ne probleme ndërkombëtare.

Autoriteti i Këshillit të Sigurimit vihet në pikëpyetje në këtë drejtim nga rekomandimet që i bën thirrje palëve ndërluftuese për të kërkuar paqen me mjete paqësore pa specifikuar një metodë specifike në vetvete. Kjo është forma e pare aktuale për qasje dhe ndërhyrja paqësore në rekomandimet e Këshillit për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare,  Këshilli mund të shkojë më larg se kaq duke caktuar dhe specifikuar forma te veçanta për zgjidhjen paqësore te konflikteve dhe kjo është forma e dyte e zgjidhjeve te ndërhyrjes se Këshillit te Sigurimit, por Këshilli i sigurimit mund te shkoj edhe me larg se kaq duke vendosur edhe kushte dhe rekomandime për zgjidhje paqësore.

Këshilli mund të ndërhyjë në këto çështje të mosmarrëveshjeve sikur qe ka autoritet te cilin e ushtron ne përputhje me nenin 34 dhe në përputhje me gjetjet nga të cilat mund të bëjë rekomandime për zgjidhje objektive të situatës.

Ekziston një forme e rekomandimeve ne këtë drejtim “ të gjitha rekomandimet të lëshuara nga Këshilli i Sigurimit për palët ne konflikt ne përputhje me autoritetin e tij për zgjidhjen e problemeve ne forme paqësore e cila nuk krahasohet me marrjen e veprimeve konkrete apo kushteve te domosdoshme”, ndërsa sa i përket nenit 38 i cili specifikon qarte  “për Këshillin e Sigurimit, nëse kërkohet nga ai nga te gjitha palët e çfarëdo konflikti qe te iu paraqet atyre rekomandime me qellim te zgjidhjes se mos marrëveshjeve ne forme paqësore dhe e gjithë kjo duk mos e anashkaluar nenet 33-38”, dhe ne këtë forme është autoriteti i Këshillit te Sigurimit ne ndërhyrje te barabarte ne konfliktet nga te cilat nuk rrezikohet paqja.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk konsideron që zbatimi i nenit  33  kufizon  ndodhjen e konfliktit,  por ekzistenca e këtij neni ka qenë në shumë raste një ndikim në avancimin e nevojës së angazhimit të shteteve për përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore.

Neni 34 i Këshillit të Sigurimit merret me shqyrtimin e çdo konflikti ose situate që mund të çojë në përçarje dhe fërkim ndërkombëtar ose mund të çojë në një konflikt, për të  vendosur nëse vazhdimi i këtij konflikti apo pozicioni i ekspozohet prishjes se paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Këshilli i Sigurimit, në çdo fazë të fazave të konfliktit nga ato qe specifikohen ne nenin 33 ose pozicione te ngjashme  do të rekomandojë atë që e konsideron të përshtatshme për procedurat dhe dokumentimin e zgjidhjes.

Nëse shteti nuk arrin të zgjidhë mosmarrëveshjet e tij me anë të zgjidhjes paqësore nga ato qe iu janë drejtuar nga Këshilli i Sigurimit ose nga rekomandimet e Këshillit te Sigurimit,  është e detyrueshme që ai ta propozojë atë përpara këshillit (neni 37/1). Nëse Këshilli  sheh se vazhdimi i këtij konflikti paraqet problem për paqen dhe rrezikon sigurinë e shteteve,  atëherë i lejohet qe edhe një here ti merr masat dhe format qe i sheh te arsyeshme ose duke rekomanduar për format dhe kushtet qe janë te përshtatshme për zgjidhje paqësore. 

Duhet të theksohet se autoriteti i Këshillit të Sigurimit në kohen e fundit nuk është asgjë më shumë sesa një zinxhir i zgjidhjes që është më afër direktivës ose ndërmjetësimit dhe nuk ka ndonjë autoritet të detyrueshëm që nëse dështon zbatimi i  rekomandimeve te Këshillit të Sigurimit çon në paqe.

Sidoqoftë, dispozita praktike e Asamblesë Kombëtare do të thotë që ajo nuk siguron ndonjë shenje për vendime nga ndonjë nen specifik, dhe po ashtu nuk përmban shprehje specifike në nenet e çështjes dhe vlefshmërinë dhe po ashtu nuk parasheh ndërlidhjen me rekomandimet nëse  sheh se mund te sjell ne konflikte apo ne rrezikimin  sigurisë se paqes, Këshilli i Sigurimit sic specifikohet ne nenin 34. Nuk duhet lënë anash rolin e Këshillit te Sigurimit  kur është  përfshirë në mosmarrëveshje te shumta duke nxjerr rekomandime dhe vendime për zgjidhje paqësore.

Shkruan: Autor: Zyhdi  Hajzeri 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco