Bukuroshja strugane, lideri komunist E. H. dhe tempulli i Artemidës

Bukuroshja strugane, lideri komunist E. H. dhe tempulli i Artemidës

Nga Enver Morina - 18/05/2021

Citati dhe paradokset e kishës ortodokse: Në një film italian thuhet se “besueshmëria bazohet në detaje”. Një personalitet antik ka thënë se “natyra ia nënshtron të gjithë njerëzit së njëjtës së keqe”. Për të gjetur titullin e filmit dhe autorin e thënies mjafton të shfletohet ditari-ditor i autorit i datës “15 maj 2021”. 

Sa herë kaloj nga Kisha ortodokse serbe, në qendër të Prishtinës, e cila përherë mbetët në ndërtim, sikur së shpejti refleksionet e rrezeve të diellit do të kthehen në një rrëfim për të gjithë shqiptarët ortodoks, të njohur si muhaxhirë nga Toplica dhe hapësirat përreth Prokupjës, Leskovcit e Nishit të shpërngulur më dhunë që në shekullin XIX... 

Vegjetacioni media dhe arti i sprovuar: Ish-Pallati i medieve tash është objekt qeverie. Në platenë e Pallatit të Rinisë, i mirëkuptuar si vëllazërim “si të vdiste” Boro Sadiku e Ramiz Vukmiroviqi, është mbjell luledielli. Janë këto istalacione postvetëqeverisëse. Mikut të mirë i shpjegova se si rruga që ndërlidh në pjesë të lagjes me shkollën, me ambulant, ende nuk rregullohet dot, edhe pas njëmbëdhjetë vite në procespune! Një mijë metra rrugë! Një stinë pluhur e tri stinë të tjera baltë. Dhe e kundërta dhe në të kundërtën e hyrje daljes! 

Krejt kjo ndodh, ndoshta, sepse këtu afër nuk jeton asnjë kryetar komune dhe ndonjë bashkëpunëtor i klikës së Tij qeverisëse! 
Krejt kjo ndodh, ndoshta, sepse këtu nuk jeton asnjë deputet i Parlamentit të Republikës!
Krejt kjo ndodh, ndoshta, sepse këtu nuk jeton asnjë oligarkë i cili ka bërë pakt me djallin për të jetuar së paku 300 vjet!
Krejt kjo ndodh, ndoshta, sepse këtu nuk është e akredituar asnjë agjenturë e jashtme që donë të rrënoj shtetin tonë të mirë, të bukur dhe shpresëmbetur!

Tempulli i Artemidës dhe Enver Hoxha: Për ndërtimin e tempullit të Artemidës (sipas “Herostrati” te “Jetë imagjinare”) është dashur njëqind e njëzet vite që të ndërtohet. Te disa shqiptarë për t’i bërë keq atdheut, nuk mjafton një çast. Prandaj ende kemi kohë të hulumtojmë nëpër arkiva se ishte Enver Hoxha që rastësisht u fut në Partinë Komuniste apo ishin ideologët e kohës që kërkonin që gjirokastriti të ishte udhëheqësi, që më pastaj “kosovarët” te krenohen me qytetin e gurtë që i ka thënë kombit edhe personalitete si Eqeremin (Çabej) dhe Ismailin (Kadare).  

Zezona e njërit Drini përballë bardhësisë së Drinit tjetër: Drinin e Bardhë e kapërceva në korrik 1999. Isha në Kralan të Dushkajës. Me vete kisha një aparat fotografik. Isha me dy familjar Halilin (Kryeziu) dhe Flamurin (Borinca), dëshmitar të masakrës së Kralanit, dhe mikun e mirë Fazliun (Marmullaku) që kishte ardhur nga Gjermania. Shkrimin në një nga javorët e kohës e kisha titulluar “Vetëm dhembja mbetët”. Vetëm pak ditë pas 2 e 4 prillit 1999, pranë Drinit të Zi isha ndërmjetës në intervistat që realizoi U. S. State Department State me refugjatët nga Kosova në fshatin Dollogozhdë të Strugës. Ndihmoja në përshtatjen në komunikimin gjuhësor mes të folmes së kosovareve të dhunuara nga paramilitarët serb dhe bukuroshes toske që përkthente për misionarin amerikan K. M. Ishte çasti kur në Tiranë zgjedhet miss-ja e luftës! 

E pamundur për ta vizituar fshatin Frashër: Në platenë e Pallatit të Rinisë gjallëron bota bimore nën fotografinë e Adem Jasharit. Në thepin e Kepit të Rodonit dekada më parë është gjetur shqiponja emblematike e Kastriotëve skalitur në brendësi të Kishës së shën Ndout.
Nuk e di a kam takuar ndonjëherë hebre a ndonjë palestinez gjatë udhëtimeve autostop, por e di që kam takuar një artiste armene. Një ditë dua ta bind veten për këtë dhe shpresoj në vlerën e udhëtimeve atëherë kur të arrij në fshatin Frashër të Përmetit të cilin ëndërroj ta vizitoj vetëm një herë. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco