Shkruesit 'e mirë' të letrave/fjalimeve politike

Shkruesit 'e mirë' të letrave/fjalimeve politike

Nga Gëzim Mekuli - 28/04/2021

Presidenti i 29 i SHBA-së, pasi pati lexuar një paragraf nga një fjalim që ai e kishte mbajtur, e tha këtë: ”Unë kurrë se kam parë këtë me parë. Unë se kam shkruar këtë fjalim dhe nuk besoj në atë që unë sapo e lexova”.

Fjala e shkruar, si kurrë më parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndiku e për të drejtu proceset shoqërore-politike. Sot, politikanët, ushtarakët apo edhe udhëheqësit e institucioneve të rëndësishme nuk i shkruajnë vetë fjalimet që këta i lexojnë. E kjo është një praktikë që ka dobësitë dhe përparësitë e veta.

Shohim se shkrimet politike të kryeministrit, kohëve të fu
ndit, janë më të dobëta nga aspekti gjuhësor e retorik; fjalimet janë të mbushura me fjalë zbukuruese, klishe, fjali të zbrazëta, të pavërteta, pa përmbajtje logjike dhe me plot patos.

Gjithsesi, Edi Rama ka shkrues “të mirë” të fjalimeve e të letrave politike. E dimë se kryeministri është i ndihmuar nga të tjerët për të shkruar fjalimet e tij. Por ky nuk është i vetëm. Qeveria norvegjeze ka më shume se 120 këshilltarë dhe shumë nga këta ndihmojnë në të shkruarit e fjalimeve.

Mund të themi se fjalimet politike të Barak Obamës janë fjalimet politike më të mira në botë. Është Jon Favreau ai cili e ndihmon Obamën të shprehë mendimet e tij në mënyrën me bindëse. Në hapësirën intelektuale, Favreau konsiderohet gati edhe si një idol; djaloshi 38-vjeçar i cili edhe në kafiteri ka aftësi të formuloj fjalët të cilat ndikojnë në tërë botën.

Politikanët e fshehin se janë të tjerët, ata që i formësojnë fjalët e tyre
Manuskripti i Roosevelt-it i shkruar me dorën e tij sot gjendet në muzeun e Rooseveltit. Këtu mund të shihen përmirësimet gjuhësore dhe fshirja e fjalëve. 
Bile-bile këtu gjendet edhe dokumenti me nënshkrimin i tij që vërteton se ky është manuskripti i tij origjinal i fjalimit që u mbajt në Capitol.

Por këtu është “vetëm një problem”: Roosevelti nuk e shkroi vetë këtë fjalim. Ai nuk “e gjeti” fjalinë dhe thënien e famshme ”E vetmja gjë që ne duhet frikësuar është vet frika”. Fjalimi është formësuar nga Raymond Morley, ndërsa citati vjen nga shoku dhe këshilltari Louis Howe. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Roosevelt-i, shkroi me dorë e me kujdes fjalë për fjalë, fjalimin e shkruar nga të tjerët, me qëllim që askush të mos dyshonte se ai kishte fjalimshkruesit e tij.

Çfarë mund të mendojmë rreth kësaj, të dashur lexues?

Nëse Roosevelt-i vetë nuk i ka menduar fjalët, atëherë a janë këto fjalët e tij? Mendimet e tij? Politikat e tij? Këto pyetje nuk vlejnë vetëm për Presidentët amerikanë, gjithsesi.

Që nga Sokrati e deri sot tek shqiptarët, politikanët kanë pasur ndihmë në të shkruarit e letrave/fjalimeve dhe formulimin e mendimeve. Edhe për letrën dërguar "Vëllaut Edi", vlen e njëjta gjë, si ajo tek fjalimi i Roosevelt-it: 
Edhe ky nuk i formësoj fjalitë e veta. Politikanët parapëlqejnë që të mbajnë në fshehtësi se, ata nuk formulojnë vet fjalët e veta. Dhe, ata që i shkruajnë letrat/fjalimet heshtin rreth asaj se çfarë bëjnë. Në sistemin politik ndoshta askush nuk punësohet si fjalimshkrues; ata punësohen si sekretar/e ose këshilltar/e, ndonjëherë edhe si bashkëpunëtorë për marrëdhënie me publikun. (Public relation)

Si pasojë e kësaj, shkrimet/fjalimet e tilla nuk janë të ”bindshme” dhe ”të gjalla”. Arsyeja është se nga qarqet politike vjen porosia e cila urdhëron se, kush do e lexoj fjalimin dhe, në cilin vend duhet të mbahet fjalimi. Porosia vjen edhe me detyra tjera, ku ndër tjera, theksohet se çfarë duhet të theksohet në fjalim, e çfarë nuk lejohet të mos ceket fare.

Fitohet përshtypja se letrat e shkruara nga të tjerët u ofrohen politikanëve tanë pak kohë para se të bëhet porosia e kamerave televizive. E them këtë sepse gjuha e përdorur në këto letra/fjalime është gjuhë e zbrazët, është një fjalor thuaja romantik e me premtime shumë.

Letra "Vëlla Edi" tregon se sa shumë mund të manipulohet në publik nga fjalimshkruesit e porositur nga pushteti. Aq shumë dëshirohet të manipulohet me fjalën, me politikën, me historinë, më veprat e me gjuhën, sa që krijon idenë se je duke lexuar letrat e Rilindasve dërguar njëri - tjetrit në kohën e rëndë të viteve 1890 - 1930; Në letrën "Vëlla Edi", sipas të gjitha gjasave, të shkruar nga këshilltarët e Ramës, ka shumë romantizëm, ka shumë zbukurime e elemente të filmave artistik, ka plot efekte të dramaturgjisë e të teatrit. E kësaj i thonë manipulim dhe propagandë.

Një dukuri shqetësuese në "Edi vëlla" është se këta të dy flasin në vetën e parë: “UNË” dhe "TI": “Unë kam bërë”, "Ti ke bërë", “Unë luftova", "Ti luftove", “Kujtimet e mia”, “Ti", "Jam munduar shumë", "Je munduar shumë", "Unë", "Ti", "Unë", "Ti", etj. Këtu përdoret pak shumësi “NE”. A nuk na kujton kjo fjalimet e Stalinit e të Titos?

Është edhe tjetra: Përmes fjalimeve të tilla karakteri i "letërshkruesit" është i paqartë dhe i pabesueshëm për popullin. Sepse, ai apo ajo që shkruan për tjetrin është shpesh më i kujdesshëm dhe më diskret. Dhe, është e vështirë që ta qëllosh saktësisht stilin gjuhësor të një personi tjetër. Aq më tepër rreziku shtohet kur në tekst ngatërrohen shumë fjalim-letërshkrues, sepse kështu ”lindë” një fjalim jo nga një person me një personalitet e karakter, por nga një ekip, të cilëve nuk u shihen as edhe fytyrat.

Warren Harding, i cili ishte Presidenti i 29 i SHBA-së, pasi pati lexuar një paragraf nga një fjalim që ai e kishte mbajtur, tha me plot habi edhe këtë: ”Unë kurrë se kam parë këtë me parë. Unë se kam shkruar këtë fjalim dhe nuk besoj në atë që unë sapo e lexova”.

Ndoshta, Thaçi dhe "Vëlla Edi", një ditë, do e pranojnë një gjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco