'Shqipëria vendos' duke ndjekur shembullin e ndryshimit të madh në Kosovë!

'Shqipëria vendos' duke ndjekur shembullin e ndryshimit të madh në Kosovë!

Nga Astrit Veliqi - 25/04/2021

Sot Shqipëria po voton, dhe qytetarët atje me votën e tyre po vendosin se kush do t'i udhëheqë për mandatin e ardhshëm qeverisës.

E pjesëmarrja e lartë atje në zgjedhje, ku ka shkuar në disa qytete deri në 45% është tregues faktik, se edhe Shqipëria sipas të gjitha gjasave do ta ndjek hapin e madh të ndryshimit, sikur ka ndodhur me 14 shkurt në Kosovë.

Mbi 3 milionë e gjysmë shqiptarë sot po vendosin me një pikësynim të madh për ta ndërruar kursin e saj të qeverisjes, e cila përgjatë këtyre viteve është stërkequr dhe katandisur pothuaj në të gjitha sferat e saj.

Prandaj pikërisht sot me 25 prill, Shqipëria po vendos për fatin e saj historik si shtet, vend evropian i cili ka si synim të bëjë reforma të thella si në planin e saj të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Qytetarët e Shqipërisë si duket sot i kanë vetëm dy zgjidhje, derisa të përfundojë maratona e votimit zgjedhor atje, të votojnë për ndryshimin e madh që po pritet të ndodh, apo të mbesin në vendnumëro dhe regres si në të kaluarën, duke u qeverisur nga ata që tash e sa vite janë në pushtet, ku siç dihet edhe e kanë katandisur keq Shqipërinë.

Pikërisht sot me shumë se kurrë, Shqipëria e ka fatin e saj të vendos për kursin e ndryshimit dhe të votojë për rrugëtimin e saj të pandalshëm evropian.

Shqipërisë as më pak e as më shumë, i duhet ta ndjek shembullin e ndryshimit dhe të bëhet model i kursit të ndryshimit politik si në Kosovë.

Fundja një ndryshim shoqëror, por edhe politik e në qeverisje do t’i bënte nder edhe vetë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Prandaj qytetarët shqiptarë të truallit amë, e kanë mundësinë që të votojnë deri në orën 19:00, kur edhe pritet të përmbyllet procesi zgjedhor atje.

Deri tani, ketë proces e kanë lënduar disa parregullsi zgjedhore që kanë ndodhur atje, por nuk e kanë prishur ditën e bukur e më diell që po mbretëron atje.

Sondazhet parazgjedhore, që janë organizuar në Shqipëri, e kanë renditur të parën, Partinë Demokratike (PD), derisa e dyta është renditur Partia Socialiste.(PS).

Tik..taku për Shqipërinë ka filluar tashmë dhe pritet të përfundojë së shpejti...!

Zgjedhjet, pa mëdyshje sot në Shqipëri janë edhe një test serioz për demokracinë atje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco