Kryetari i PDK-së po kopjon pikë për pikë Edi Ramën

Kryetari i PDK-së po kopjon pikë për pikë Edi Ramën

Nga Enver Bytyçi - 06/04/2021

Për Dr. Enver Hoxhajn.

President unifikues konsiderohet ai që bën kompromise deri me territore me Serbinë, por jo ai/ajo që nuk bën asnjë komprmis të tillë! Vjosa nuk bën kompromise siç bënte shefi i Hoxhajt!

President i unitetit është ai që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe me të korruptuarit dhe jo ai/ajo që përballet me këto fenomene! Vjosa nuk bashkëpunon me kriminelë dhe tradhtarë të atdheut si paraardhësi i saj, Hashim Thaçi!

President i të gjithëve është ai që ndërton politika nepotike dhe ngarkon vëllain e tij të çorientojë tregun e Kosovës dhe jo ai/ajo që premton dhe punon për shtetin e së drejtës! Vjosa punon për shtetin e së drejtës, shefi i kryetarit të PDK-së ndërtoi piramidën e monopoleve dhe për këtë pati ngarkuar vëllain e tij!

President unifikues është ai që kërkon faljen e krimeve të Serbisë kundër shqiptarëve dhe jo ai/ajo që kërkon përgjegjësi nga Serbia për këto krime! Faljen e krimeve serbe e kërkoi publikisht këshilltari i Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit e ndërlidhësi midis këtyre treve, Baton Haxhiu, ndërkohë që Vjosa kërkon ndëshkimin e atyre masakrave!

Doktor Enver Hoxhaj nuk mori pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga zonja Osmani, duke e justifikuar këtë se presidetntja u zgjodh "nga njerëz të Listës Srpska dhe struktura të regjimit"! Me këtë deklaratë ai nuk i bind as gardistët e vjetër të regjimit të korruptuar që shkoi, sepse ishte padroni i Hoxhajt, Thaçi, ai që u zgjodh si president me votat e Listës Srpska para pesë vitesh. 
Deputetët serbë e bojkotuan seancën për Vjosa Osmanin dhe të njëjtën gjë bëri edhe zoti Hoxhaj! 

Fatkeqësisht kryetari në detyrë i PDK-së po kopjon pikë për pikë Edi Ramën në diskursin e tij politik. Por Kosova nuk është Shqipëri në kuptimin e ndërgjegjes, vetëdijes dhe kulturës politike!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco