Ky Xhevdet Pozhari, urgjentish duhet t’u kërkojë falje luginasve

Ky Xhevdet Pozhari, urgjentish duhet t’u kërkojë falje luginasve

Nga Ardian Foniqi - 29/03/2021

z. Pozhari i paska fyer rëndë qytetarët e Kosovës Lindore, besoj se këtë e ka bërë pa menduar.

Xhevdet, mendo pak dhe më pas kërko falje. A e di ti që qytetari yt i Kosovës, fëmijën e tij e dërgon për shërim te Milloradi në Shillovë (Gjilan)? A e dini ju zotri se qytetari yt operohet në Pasjan (fshat serb afër Gjilanit)? A e dini ju se qytetari yt paratë e pandemisë i ka marrë nga shteti i Serbisë, në Shillovë (Fasht serb afër Gjilanit)?

z. Pozhari, në vend se të kërkoni nga Republika e Kosovë, që t’i pajisë luginasit me letërnjofitime e me pasaporta të Rks, në vend se ta pyesësh shtetin tënd se ku janë vaksinat anti covid19, pasi që jemi i vetmi shtet në Evropë, që nuk nuk e kemi marrë as edhe një vaksinë, ti qohesh pa pikë turpi dhe ofendon luginasit. Ju fyeni këta shqiptarë që janë të vetmit njerëz në botë që janë pa shtetësi. Ju fyeni këta shqiptarë që kurrë nuk kanë marrë as edhe një ndihmë të vetme prej shtetit të Kosovës, për të cilin kanë bërë aq shumë. Pra, me çfarë të drejte ngriheni dhe e zbrazni tërë këtë mllef ndaj bashkë patriotëve tuaj? Vetëm pse ata kërkojnë shërim kah të munden?

Është e pabesueshme që kjo lloj skizofrenie nxjerrë krye herë pas here nga disa idiotë injrantë, por të dalin këto idiotllëçe nga dikush që e mbanë veten të ngritur, kjo me të vërtetë është e çuditdshme. Të dalin fjalë të tilla urrejtjeje nga një intelektual, që edhe për një çoban është marre, kjo është e papranueshme dhe trishtuese.

Ndoshta, edhe zotëriu në fjalë (sikurse edhe të tjerët) Luginën dhe luginasit i sheh vetëm për interesa elektorale, dhe se tash kanë mbaruar zgjedhjet dhe për 4 vjetët e ardhshme mund t’i fyejë ata sa të dojë.
 
Por duhet ta dijë ky dhe çifti i këtij se ne nuk do të tolerojmë më një idiotllëk të tillë.
Dhe krejt në fund dua të them a e dini ju z. Xhevdet sa qytetar të Luginës kan qenë pjestar të UÇK- ës, kur në atë kohë ty nuk tu ka ni zëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco