Mos qofsha në lëkurë të LDK-së!

Mos qofsha në lëkurë të LDK-së!

Nga Naza Krasniqi - 27/03/2021

LDK gjendet në një pozitë të vështirë, e cila përveç humbjes që pësoi me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, u përcoll edhe me  dorëheqje dhe me zgjedhjen e kryetarit të ri dhe kryesisë së re,  me shpresë se mos po rimëkëmbet.

Siç duket nuk po i largohen ditët e vështira, përveç që ju largua Vjosa  mori pas veti  gjysmën e votuesve të LDK-së, tani ka presionin, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga vet anëtarësia e LDK –së, nga të cilët kërkohet vota për Vjosën për presidente. Por nga një   pjesë e anëtarësi e LDK-së kërkohet me ngulm mosvotimi i Vjosës. Kësaj pune i thonë, ose të biesh në ujë ose në zjarr.

Nga gjitha këto sifda që ka përjetuar   po del, se LDK-ja paska qenë një kala e fortë. 

LDK po përjeton presione më shumë për zgjedhjen e presidentes, sesa VV-ja, që e ka promovuar Vjosën si  kandidate për presidente dhe e cila u votua bindshëm nga elektorati. Partitë e tjera, si PDK-ja dhe AAK-ja, shumë mirë i kanë punët janë deklaruar se nuk e votojnë dhe nuk kanë kurrfarë presioni, as nga jashtë as nga brenda partisë. VV hiq nuk e ka problem me këtë punë, nëse doni votoni, nëse jo, shkojmë në zgjedhje me bindjen që do të fitojnë edhe më shumë në këto zgjedhje. 

Por, sa do të jetë serioze për disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kur para 6 muaj në 2020 votuan largimin e Vjoses, tani në 2021 kërkojnë votimin e saj për Presidente?

Meqenëse kryetari i ri z. Abdixhiku dhe vetë partia janë në pozitë të vështirë, i kisha rekomanduar, që “pro” apo “kundër” 
për votimin e Vjoses për Presidente, LDK-ja ta kërkojë pëlqimin nga gjitha nëndegët dhe degët e LDK-së, dhe cili do votim, pro ose kundër, të respektohet dhe të vazhdohet me tutje, përndryshe si po shihet në rrjetet sociale, LDK ka rrezik,  që ende të ketë rënje dhe në të ardhmen 

Une besoj, që shumica do të votojnë Vjosën për presidente dhe respektoni vullnetin e shumicës, gjithkund në demokraci ka  kundërshtime dhe kundërkandidatë, por kur kanë qëllim të njëjtë, munden të bashkohen prapë dhe është shumë normale.

Krejt në fund: Pas një shiu të madh ngroh një diell... ndoshta!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco