Datat që mbahen në mend

Datat që mbahen në mend

Nga Daut Dauti - 24/03/2021

Data që nuk harrohet është 24 marsi 1999. Të gjithë e mbajmë në mend se ku kemi qenë gjatë asaj pasdite ose mbrëmje. Disa minuta para orës 16, në studiot e Radio BBC 4, unë dhe një gazetar australian, së bashku me udhëheqësin e emisionit, po e përmblidhnin bisedën.

Pyetja për fund: ‘A do të intervenoj NATO sonte?’

Unë isha më skeptik se dy gazetarët tjerë. NATO ia kishte tërhequr vërejtjen Serbisë edhe më herët por nuk i kishte realizuar kërcënimet.

Një natë më parë Holbrooke ishte kthyer në Bruksel nga Beogradi dhe një orë më vonë, Javier Solana  kishte dhënë urdhër që të fillonin bombardimet. Kishte kaluar një natë dhe po afrohej nata e dytë dhe nuk kishte bombardime. Ndoshta do të kishte gjatë ditëve të ardhshme, sa për sy e faqe. Ishte zor me besu në diçka që në anglisht thuhet:’Too good to be true’. 

Shkuam në një kantinë për të vazhduar bisedën jashtë valëve. Pastaj, erdhi një gazetar tjetër dhe tha se po vinin informata të sigurta se sonte do të fillonin bombardimet në mënyrë të panjohur më parë.

Por, NATO nuk po e konfirmonte qëllimin për shkak se veprimi ende nuk ishte paraqitur dhe nuk ishte bërë lajm. 

Dhe, ndodhi në orën 19 të asaj nate. 

Me këtë rast, pos datës duhet t’i mbajmë mend edhe disa njerëz të asaj dite, sidomos treshen: Wesley Clark, Holbrooke-in dhe Solanën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco